Projekti që veç si planifikim shkon te afër 8 milionë euro, është prezantuar si koncept i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar 450 hektarë sipërfaqe në Prekaz e Skenderaj. Kostoja përfundimtare e implementimit nuk është prezantuar përderisa veç detajizimi i planit, sipas kontratës, shkon te 22 muaj. Të mbledhur në një hotel luksoz në periferi të kryeqytetit, zyrtarë qeveritarë e anëtarë të familjes Jashari janë bërë bashkë përballë projektorit ku është prezantuar dizajni i master-planit që shtetit do t’i kushtojë 7 milionë e 890 mijë euro, veç si projektim. Pas një historie të gjatë me komisione ndërqeveritare, komisione profesionale, përgatitje të detyrës projektuese, konkursit ndërkombëtar, paditjes së Ministrisë së Kulturës për këtë proces e tërheqjes së padisë, Qeveria ka arritur që të ketë tenderë mbi konceptin e kompleksit “Adem Jashari”
Me shtëpitë e Jasharëve të mbështjella me xham transparent e ish-fabrikën e municionit të shndërruar në muze kombëtar të rezistencës, koncepti i master-planit i prezantuar të hënën mbrëma synon ta bëjë kompleksin memorial “Adem Jashari” në hapësirë multifunksionale. Projekti që veç si planifikim shkon te afër 8 milionë euro, është prezantuar si koncept i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar 450 hektarë sipërfaqe në Prekaz e Skenderaj. Kostoja përfundimtare e implementimit, nuk është prezantuar përderisa veç detajizimi i planit, sipas kontratës, shkon te 22 muaj.
Të mbledhur në një hotel luksoz në periferi të kryeqytetit, zyrtarë qeveritarë e anëtarë të familjes Jashari janë bërë bashkë përballë projektorit ku është prezantuar dizajni i master-planit që shtetit do t’i kushtojë 7 milionë e 890 mijë euro, veç si projektim. Pas një historie të gjatë me komisione ndërqeveritare, komisione profesionale, përgatitje të detyrës projektuese, konkursit ndërkombëtar, paditjes së Ministrisë së Kulturës për këtë proces e tërheqjes së padisë, Qeveria ka arritur që të ketë tenderë mbi konceptin e kompleksit “Adem Jashari”.
Përfaqësuesit e konserciumit që është shpallur fitues e ku prin kompania gjermane “Gerber Architekten International GmbH”, me seli në Dortmund të Gjermanisë, kanë shpalosur imazhe të konceptit të master-planit.
Dyshja që nuk janë prezantuar me emra kanë treguar se nëpërmjet projektit të tyre duan të krijojnë një atmosferë të hapësirës për qëndrim e ku vizitorët mendojnë se çfarë ka ndodhur e çfarë do të thotë ajo për të ardhmen. E kanë përshkruar krejt hapësirën si një lokacion me ndjeshmëri të jashtëzakonshme.
“Çka duam të bëjmë te shtëpitë e rezistencës është t’i ruajmë ato. Po ashtu t’i vendosim në një format me transparencë të plotë në mënyrë që të shihen të gjitha gjërat. Transparenca e xhamit shkon duke humbur sa më larg që shkojmë”, ka shpjeguar një prej projektuesve.
Sipas tij, nga shtëpitë e rezistencës vazhdohet në shtegun që çon te kulla.
“Nga perspektiva e konservimit, do të jetë mjaft sfiduese që të ruhet pika vrojtues. Jemi në konsultime se si do të veprojmë. Afër pikës vrojtuese do të jetë platforma që ofron një perspektivë tjetër. Rëndësia është që të kuptohet se çfarë kanë parë ata që kanë qenë në kullën vrojtuese”, ka shpjeguar ai.
Kurse sa i përket ish-fabrikës së municionit është thënë se ajo do të transformohet në muze kombëtar të rezistencës.
“Element kyç do të jetë çatia e re në fabrikën e municionit. Kjo mbulesë është e dizajnuar si vend për festa. Këtu do të ketë performanca, ligjërata e ngjarje të tjera. Më pas afër aty e kemi hapësirën që e paramendojmë për zanatlinjtë”, kanë shpjeguar projektuesit. Kanë bërë të ditur se në atë ambient muzeor do të tregohet historia e ish-fabrikës, si vend i punësimit, pastaj i forcave serbe e vend që është bombarduar nga NATO-ja.
“Do të ketë ekspozitë të përhershme. Aty do të jetë storia e familjes Jashari dhe familjeve të tjera. Aty do të kuptohet rezistenca. Këtu duam të përfshijmë edhe pjesën audivizuale, kontributin e grave e pastaj edhe një hapësirë për fëmijë. Këtu duam që t’iu ndihmojmë fëmijëve që ta kuptojnë historinë dhe të shohin vetë rolin e fëmijëve në luftë”, kanë shpjeguar projektuesit. Kanë bërë të ditur se do të ketë po ashtu një kullë të vizitorëve ku ata mund të ngjiten dhe të kenë një pasqyrë të tërë të kompleksit memorial.
VIDEO:
Në cilësinë e moderatores, Nora Arapi-Krasniqi, këshilltare e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se kontrata e nënshkruar e parasheh hartimin e projekteve dhe planeve ideore e zbatuese ku hyjnë gjithsejtë 21 produkte. Sipas saj, aty përfshihen master-plani për tërë kompleksin memorial, projektet e konservimit dhe interpretimit të kullave të rezistencës dhe monumenteve të tjera me rëndësi brenda kompleksit, programin kuratorial, planet e hollësishme rregulluese, projektin për fabrikën e municionit dhe gardën ceremoniale të FSK-së.
“Puna në hartimin e këtyre planeve dhe projekteve është paraparë të realizohet brenda 22 muajsh. Ndërkaq paralelisht do të iniciohet edhe zbatimi i projekteve të përfunduara”, ka thënë ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se synimi sipëror i këtij projekti është që kur ai të ketë përfunduar, kompleksi memorial “Adem Jashari” të ketë marrë pamjen dhe trajtën e një peizazhi historik kompleks, në të cilin vizitat do të jenë udhëtime në tërë historinë e Jasharëve të Prekazit.
“Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri dhe drejtësi, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e familjes Jashari”, ka thënë ai.
Në emër të familjes Jashari, Bekim Jashari ka thënë se hartimi i projektit është një hap i shumëpritur për të parandaluar dëmtimin e kullave “që dikur ishin të Bacës Shaban e tash janë të të gjithë shqiptarëve”.
“Ndërtimi i kompleksit është obligim ndaj qindra e mijëra vizitorëve. Vendi ku 26 vjet më parë luanin fëmijët e familjes dhe lagjes sonë në rrethana pasigurie është shndërruar në vend ku luajnë të sigurt fëmijët e Kosovës”, ka thënë ai.
Konkursit ndërkombëtar të hapur në majin e vitit të kaluar i ka paraprirë një studim i komisionit të ekspertëve të emëruar qysh në shtator të vitit 2021, i cili kryesohej nga historiania e arkitekturës dhe ekspertja e trashëgimisë kulturore Amra Haxhimuhamedoviq.
Paraprakisht shpesh është alarmuar që gjendja e objekteve të kompleksit “Adem Jashari” është tejet e rëndë. Strukturat shtetërore që kanë nën menaxhim komplekset memoriale e edhe arkitektët, vazhdimisht kanë thënë se gjendja e objekteve është e rëndë dhe se duhen investime të menjëhershme. Në këto dy vjet janë bërë edhe ndërhyrje emergjente. Njëra prej tyre qe ajo e përfunduar në marsin e vjetëm në ndërtesën nr.4, në shtëpinë e Salë dhe Hamit Jasharit, ku punimet kishin nisur në fund të dhjetorit 2021.
Shteti prej vitit 2004 me Ligj të veçantë kishte shpallur kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” si hapësirë me interes të veçantë. Më pas në nëntor të vitit 2018 me Ligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ishte ripërcaktuar statusi i Kompleksit dhe obligimet e institucioneve të Kosovës për planifikimin, ndërtimin, mbrojtjen, konservimin, restaurimin, administrimin, kujdesin dhe prezantimin e tij. Në ligjin që ka zëvendësuar atë të 2004-s përcaktohet se Kompleksi posedon 450 hektarë dhe, sipas analizës së ndikimit buxhetor, asokohe parashihej të investoheshin 21 milionë euro. Sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore të këtij viti, për këtë kompleks memorial deri më tash janë shpenzuar 1 milion e 842 mijë euro. Fillimisht Qeveria kishte llogaritur që master-plani të ketë kosto deri në 3 milionë euro, por hesapet kanë ndërruar gjatë rrugës.
VIDEO 2:
The “Adem Jashari” Memorial Complex in Prekaz, covering an area of 450 hectares, will transform the site into a historic landscape that reflects the history and resilience of the Jashari family. A dignified project that honors the legacy of our people's struggle for freedom. pic.twitter.com/DB4pFmc3cC