Kulturë

Llambat që ndriçojnë lidhjen me drurin

Janë rritur duke parë se si trajtohet druri. Besnik dhe Petrit Leka, janë dy djemtë e Qemajl Lekës, një burri që gjithë jetën ia ka kushtuar kujdesit ndaj drunjve. Ai ka punuar në ekonominë e pyjeve, dhe drunjtë i njeh në thelb.

Por vëllezërit Leka kanë vendosur që drurit t’i japin një funksion të veçantë: atë të dritës. E kanë nisur krejt rastësisht, diku nga fundi i vitit 2017, por ngadalë, “Leka Lamps” po kthehet në një brend,.

{gallery}

Të dy kanë formim sociologjik, e kjo natyrisht u ka ndihmuar për të krijuar një raport ndryshe me natyrën. Zejen që e kanë të trashëguar po e përsosin në krijimin e llambave. Për “Kohën Ditore” e përshkruajnë në hollësi gjithë punën e tyre.

E sociologu Shemsi Krasniqi, që e quan mjeshtri dhe art punën e tyre, e shpjegon këtë punë si “përpjekje për ta futur natyrën brenda, përderisa jemi shkëputur tepër prej saj”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)