Liburn Jupolli tashmë njihet për krijimet origjinale të instrumenteve. Deri më tani ka realizuar pesë të tilla. Por projekti i fundit është krejt tjetër: ka krijuar një dorë robotike.
E qëllimi i saj është i jashtëzakonshëm. Do të shërbejë për të luajtur në kitarë. Në këtë formë do të krijohet dueti midis robotit dhe njeriut, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo do të bëhet përmes një kontrolluesi, i cili do të vendoset në qafën e kitarës që dërgon më pas sinjale në kompjuter.
Përmes kodeve dora robotike do të pranojë sinjalet e nevojshme për të interpretuar partiturën që i caktohet. Për të bërë këto lëvizje ajo merr sinjale nga kitaristi, i cili luan partiturë tjetër, që më pas interpretimet të bashkëdyzohen në një të vetëm.
Jupolli - i cili po vazhdon shkollimin në Paris - e ka nisur këtë projekt me idenë e eksplorimit të komunikimit muzikor me robotikën dhe krijimin e një forme të re muzikore. Titullohet “Human-robot duo guitar” (Duoja në kitarë njeri-robot).
“Me zhvillimin e madh të robotikës deri më tani, një pjesë e konsiderueshme që ka hapësirë të punohet është komunikimi njeri-robot. Mua më ka interesuar të filloj vetëm si një eksplorim në këtë fushë”, ka thënë Jupolli, i cili është duke bërë studime dhe hulumtim në edukim e teknologji në “CRI-Centre de Rechreche Interdiciplinare” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
