Kulturë

Kosova, një vështrim arkitekturor

Peizazhi arkitekturor që ka Kosova sot, përgjithësisht i ka themelet në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Të kësaj kohe janë edhe lagjet e para urbane të Prishtinës, të projektuara sipas parimeve të urbanizmit.

Lagje si “Ulpiana”, “Dardania” dhe “Bregu i Diellit”, janë projektime të Bashkim Fehmiut, arkitektit të parë në Kosovë.

I shkolluar në Universitetin e Beogradit, Bashkim Fehmiu ka projektuar edhe kampusin e Universitetit të Prishtinës, pastaj hotelin “Grand” dhe të tjera projeksione të Prishtinës.

Përveç tij, një emër i njohur i arkitekturës që ka kontribuar në projeksione në Kosovë, ka qenë edhe Bogdan Bogdanoviq, arkitekt dhe dikur kryetari i Beogradit, i mirënjohur për memorialet e tij, mes tyre edhe ai në Lagjen e Minatorëve në Mitrovicë. Pikërisht përmes librit të Bogdan Bogdanoviqit, “Qyteti dhe vdekja”, e ka kujtuar atë arkitekti Arber Sadiki.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Sadiki ka folur edhe për kulturat arkitektonike në Kosovë dhe figurën e Bashkim Fehmiut, të parit arkitekt në Kosovë.