Kulturë

Komuna dhe QRTK-ja synojnë ruajtjen e vlerave ish-arkivit rajonal

Me anë të bashkëpunimit midis Komunës së Prizrenit dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, të mërkurën, ka nisur projekti për restaurimin e objektit të ish-Arkivit ndërkomunal, që aktualisht shfrytëzohet nga dy shoqata. Projekti në vlerë prej 34 mijë eurosh e synon mbrojtjen e vlerave të monumentit, por edhe përmirësimin e kushteve të punës brenda tij

Objekti i ish-Arkivit ndërkomunal të Prizrenit, që aktualisht shfrytëzohet nga dega e Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe ajo e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, prej kohësh nuk i ka plotësuar kushtet për aktivitet.

Ky monument do të restaurohet me anë të bashkëpunimit midis Komunës dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, me qëllim të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, si dhe përmirësimit të kushteve të punës për dy shoqatat.

Ruzhdi Saramati, përfaqësues nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, bëri të ditur se kushtet brenda këtij objekti nuk kanë qenë adekuate.

“Pa pajisje të nevojshme, me pikje brenda, me të gjitha, do të thotë jo të përshtatshme për atë punë që e kemi bërë, sepse kemi pas punë shumë të madhe, kompensimi ka zgjatë tërë kohën, qe 4 vjet”, ka thënë Saramati.

Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren, vlerësoi se investimet në asetet e trashëgimisë kulturore si nga niveli qendror, ashtu edhe nga ai lokal, nxisin zhvillimin e turizmit kulturor në qytet.

kësaj, kjo ndërtesë, e cila ka një historik dhe aktualisht shfrytëzohet nga disa shoqata konsiderojmë se këto veprime kanë dimensione të shumanshme, pra ruhet dhe mbrohet një monument, i cili është në ankesin e Ligjit për Qendrën Historike, por përmirësohen edhe kushtet e shoqatave, të cilat e shfrytëzojnë objektin në fjalë”, ka thënë Hoxha.

E Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit, theksoi se me zbatimin e projektit për restaurim demonstrohet kujdesi për asetet e trashëgimisë kulturore, por edhe për anëtarët e dy shoqatave.

ynë ndaj këtij objekti në fakt është një lloj kujdesi ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore, edhe është një kulturë në vete. Por në anën tjetër dy shoqata që e shfrytëzojnë këtë objekt, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe e Familjeve të Dëshmorëve janë shoqata që i mbrojnë vlerat shumë të rëndësishme të atyre familjeve, të cilat kanë sakrifikuar në kohëra më të vështira”, ka thënë Totaj.

Sipas Drejtorisë Komunale të Urbanizmit, projekti i restaurimit të këtij monumenti kap vlerën prej 34 mijë eurosh.

Objekti i ish-Arkivit rajonal ndodhet brenda qendrës historike dhe është pjesë e listës së shtojcës së Ligjit përkatës. Bazuar në të dhënat e QRTK-së, ai është ndërtuar në vitin 1934 si shtëpi banimi, porse pas 1945-s është konfiskuar nga shteti dhe është shfrytëzuar nga Arkivi ndërkomunal i Prizrenit, deri në vitin 2013.