Kulturë

Kërrabëzat e thurjes së traditës dhe pasionit

Foto: Koha

Thurja me kërrabëza dikur ka qenë njëra prej punëve të detyrueshme të përditshmërisë së grave. Në rutinën e tyre gratë kanë bërë rroba për anëtarët e familjes e për veten.

Dekadat e fundit të shekullit të kaluar, kur nis masivisht tregtia me rroba, prodhimi i tyre në shtëpi nis të humbë rëndësinë. E gradualisht me këtë edhe të zvogëlohet numri i atyre që dinë ta bëjnë këtë punë.

Nevoja për të qenë ndryshe, për të pasur rroba unike dhe vetëdija për rëndësinë e materialit po e rikthejnë sërish nevojën për punëdore. Dhe sot, megjithatë, nuk janë të pakta gratë që këtë punë e kanë kthyer në biznes. Një kërkim në rrjetet sociale me fjalët kyçe “punëdore” shfaq dhjetëra faqe të këtyre produkteve.

Për “Kohën Ditore” rrëfimet e tyre i kanë shpalosur Fahrije Isufi dhe Shqipe Gjonbalaj. E para 64, ndërsa e dyta 62 vjeçe. E para merr pjesë në panaire, ndërsa e dyta së fundmi po përdor rrjetin social Instagram për të shitur produktet e veta. Të dyja, më shumë se për fitim, thonë se këtë punë e bëjnë për çlodhje e pasion. Të dyja janë nga Prishtina.

Zanati i trashëguar nga gjyshja

Fahrije Isufi thotë se ka qenë fare e vogël kur ka nisur të merrej me punëdore.

“Si fëmijë, duke parë gjyshen time isha shumë e interesuar të mësoja rreth punëve të dorës”, thotë Isufi.

Teksa e kujton si njeri shumë të urtë, të dashur e shumë punëtore gjyshen e saj, Isufi thotë se ka mësuar shumë gjëra nga ajo. Prej atëherë, krahas punëve të tjera, ajo është marrë vazhdimisht me thurje me kërrabëza.

Por kohët thotë se kanë ndryshuar shumë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)