Kulturë

Jetmir Idrizi prezanton online projektin fotografik “Queerantine”

Duke qenë i izoluar në Berlin, fotografi Jetmir Idrizi e ka realizuar këtë projekt fotografik përmes fotografimit online.

Përmes kësaj ekspozite virtuale ai përshkruan jo vetëm izolimin fizik të imponuar shkaku i pandemisë, por edhe izolimin shpirtëror, mendor dhe fizik, të cilin personat queer e kanë pasur realitet të tyrin përgjatë historisë njerëzore.

Fotografi kosovar për emisionin “Express” zbulon detajet e kësaj ekspozite virtuale.

Ekspozita e konceptuar dhe e realizuar virtualisht do të prezantohet në kuadër të aktivitetit “Tirana PrideOn”.