Milot Berisha, arkeolog, tash e një dekadë i punësuar në Institutin Arkeologjik të Kosovës. Ka ndjekur studimet për histori dhe arkeologji në Universitetin e Tiranës, kurse në vitin 2001 ka përfunduar një vit akademik për arkeologji në “University of East England” në Norwich të Mbretërisë së Bashkuar.
Në vitin 2012, ka përfunduar master në arkeologji dhe trashëgimi, në Fakultetin për Arkeologji dhe Histori Antike në Universitetin e Leicester, Mbretëri e Bashkuar, dhe për temë ka trajtuar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po ashtu, është përgjegjës për parkun arkeologjik “Ulpiana”, ku edhe ka drejtuar dhe bashkëdrejtuar ekspedita kërkimore sistematike për disa vjet radhazi si me bashkëpunëtorë vendës ashtu dhe të huaj. Është anëtar i Këshillit Drejtues të Muzeut të Kosovës, anëtar i Kryesisë së Shoqatës Arkeologjike Shqiptare (SHASH), anëtar i Asociacionit të Arkeologëve Evropianë etj.
Në kuadër të përgatitjes profesionale, mori pjesë në disa trajnime, praktika, konferenca, kongrese dhe vizita studimore si brenda ashtu dhe jashtë vendit si në Shqipëri, Kroaci, Turqi, Itali, Gjermani, Amerikë dhe Japoni. Është autor dhe bashkautor i disa punimeve ose artikujve shkencorë të publikuar në vend, dhe jashtë vendit, si në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane.
Berisha është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Arkeologjia ishte, është dhe mbetet pasioni im që nga adoleshenca. Gjurmët e zbuluara nga e kaluara e lashtë gjithmonë më kanë nxitur kureshtjen për të përfytyruar se si kanë jetuar të parët tanë.
Duke qenë një fëmijë shumë i dhënë pas të panjohurës, të kaluarës së lashtë, imagjinata fëmijërore më ka shtyrë të kërkoja më shumë informacione e që lidheshin me arkeologjinë dhe historinë antike. Më dukeshin si kuriozitete tejet enigmatike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.