Vazhdimi i filmit të animuar “Shrek” zyrtarisht po përgatitet e “Universal” dhe “DreamWorks Animation” kanë paralajmëruar se seria legjendare do të rikthehet më 1 korrik 2026. Mike Myers, Eddie Murphu dhe Cameron Diaz do të kthehen çerekshekulli pasi titulli origjinal për herë të parë u lansua në kinema. Ky vazhdim kaherë ishte në zhvillim dhe do të vijë 16 vjet pas episodit paraprak “Shrek Forever After”, që doli më 2010 dhe grumbulloi 752,6 milionë dollarë në nivel global.
Walter Dohrn do ta bëjë regjinë e kësaj pjese të pestë pasi kishte shkruar skenarin për episodin e dytë, të tretë dhe të katërt. Bashkëregjisori i “Minions: The Rise of Gru”, Brad Abelson, do ta bëjë regjinë bashkë me producenten e “Shrek Forever After”, Gina Shay.
Rrëfimi filmik për Shkrekun nisi të gjëllijë nën mbikëqyrjen e Jeffrey Katzenbergut me filmin e vitit 2001, i cili u lavdërua për stilin e animacionit, lojën me paragjykimet dhe tropet e përrallave. Ndiqet një mashtrues i quajtur Shrek (Myers), i cili bie në dashuri me princeshën Fiona (Diaz). Gomari (Murphy) është miku besnik i Shrekut që e shoqëron në çdo aventurë. Filmi fitoi 492.2 milionë dollarë globalisht, pavarësisht inflacionit dhe fitoi çmimin “Oscar” për filmin më të mirë të animuar.
Bazohet në librin e William Steigut dhe qe fort i suksesshëm për “DreamWorks” që asokohe udhëhiqej prej Katzenbergut. “Shrek” pason “Maçokun me çizme”, animacioni më fitimprurës i të gjitha kohëve që arkëtoi 2,9 miliardë dollarë gjithandej botës. “Shrek” tash është mjuzikëll në Broadway. Vazhdimi i “Maçokut me çizme: dëshira e fundit” më 2022 ka arkëtuar më shumë se 481,5 milionët e pritur në erën e “DreamWorks Animation” post-Katzenberg, kur e shiti kampanjën për 3,8 miliardë dollarë më 2016.