Kulturë

Gjurgjiali flet për rrugëtimin e “403”-shit në katër dekada, paralajmëron albumin e ri

Në fillim të viteve ’80, kur skena e rock muzikës në Kosovë po merrte hov, një grup entuziastësh do ta themelonin një bend të veçantë.

“403” do t’i mbijetonte kohës për katër dekada me këngët e pavdekshme që vazhdojnë të këndohen edhe sot. Në një stil të veçantë mes rockut dhe pop muzikës, “403” i këndon dashurisë, ëndrrave, boemëve, engjëjve.

Vokalisti Hektor Gjurgjiali, e përthekon më së miri rrugëtimin e bendit, derisa paralajmëron këngët e reja që “403” planifikon t’i sjellë të përmbledhura në një album.