Kulturë

George Harrisoni si shpëtimtar i kinemasë britanike

Më 1978, mu atëherë kur “Life of Brian” e grupit “Monty Python” do të hynte në produksion, drejtuesi i kompanisë EMI, lordi Delfont pati mundësinë ta lexonte skenarin e tyre, që e kishte blerë kjo kompani. Atij nuk i pëlqeu. 

Në të vërtetë ishte aq i neveritur, saqë hoqi dorë tërësisht nga marrëveshja dhe “Pythonët” duhej të mblidhnin vetë dy milionë funte brenda një kohe shumë të shkurtër. Eric Idles i shkoi ndërmend ta telefononte George Harrisonin, personin më të pasur që e njihte, shkruan sot Koha Ditore.

Harrisoni nga ana tjetër u konsultua me menaxherin e tij amerikan, Denis O’Brienin, që i sugjeroi që ata ta financonin filmin. I vetmi problem ishte se ata do të duhej ta rivënin në hipotekë shtëpinë e Harrisonit në Henley-on-Thames, ashtu si edhe zyrat në Londër të O’Brienit. 

Ish-anëtari i grupit “Beatles” do ta quante më vonë këtë gjë “biletën më të shtrenjtë të kinemasë, të lëshuar ndonjëherë”. Por, si edhe e mendoi ai, ishte kjo mënyra e vetme që audienca ta kishte në dispozicion komedinë e re të “Monty Python”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)