(Art News) – Galeria “Marlborough” për dekada të tëra ka qenë akter i rëndësishëm në botën e artit bashkëkohor në të dyja anët e Atlantikut. Ka vendosur ta mbyllë veprimtarinë e saj që nga qershori i këtij viti bashkë me trashëgiminë, artistët pronat dhe mbajtjen e ekspozitave. Galeria aktualisht ka hapësira në New York, Londër, Madrid dhe Barcelonë.
Sipas njerëzve të afërt, me procesin e ndërprerjes së veprimtarisë, inventari i galerisë do të shitet gjatë viteve të ardhshme. Personeli i përzgjedhur do të mbetet në hapësirat e “Marlborough” për të ndihmuar në kthimin e dërgesave te pronarët e tyre, me menaxhimin e shitjeve të inventarit dhe sigurimin e një tranzicioni të qetë për artistët. Galeria ka thënë se një pjesë e të ardhurave nga likuidimi do të caktohen për dhurim tek institucionet kulturore jofitimprurëse që mbështesin artistët bashkëkohorë.
Galeria nuk ka komentuar mbi vlerën e inventarit dhe pasurive të saj, por burime të njohura me operacionet e biznesit kanë thënë se regjistri me fotografi, vepra në letër dhe piktura i “Marlborough” shkon në mijëra sosh, ndërsa vlera e tyre në rreth 250 milionë dollarë. Galeria ka gjithashtu prona në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Spanjë.
Franz Plutschow, anëtar i Bordit të të Besuarve dhe bashkëpunëtor për një kohë të gjatë i themeluesve të Galerisë, ka thënë se institucioni ndër vite është lidhur me artistë të rëndësishëm të epokës moderne.
“Pas një shqyrtimi të gjatë dhe të kujdesshëm, morëm vendimin se tani është koha për perëndimin e diellit të firmës sonë gati 80-vjeçare. Ne u jemi thellësisht mirënjohës të gjithë artistëve që kanë qenë në zemër të ‘Marlbough’ dhe pjesë e pandarë në trashëgiminë e saj historike. Ne jemi borxhlinj ndaj punonjësve tanë ekspertë dhe të përkushtuar, përfshirë edhe ata që vazhdojnë të punojnë me ne derisa e mbyllim biznesin. Duke vepruar kështu, kemi parasysh se gjerësia dhe thellësia e jashtëzakonshme e inventarit tonë dëshmon për marrëdhëniet e formuara gjatë dekadave me disa nga artistët më të rëndësishëm të epokës moderne”, ka thënë ai.
Sipas një burimi pranë galerisë, “Marlborough” ka pësuar humbje të dukshme financiare që nga viti 2020 dhe ka humbur të paktën dy nga artistët e tyre kryesorë, Paula Rego dhe Frank Auerbach.
“Barlborough Fine Art” u themelua në vitin 1946 nga Frank Lloyd dhe Harry Fischer. Atyre iu bashkua edhe David Somerset dhe ndërtuan reputacion mbi piktorët impresionistë dhe post-impresionistë francezë si Edgar Degas dhe Auguste Renoir. Në vitet ’60 galeria filloi të organizonte ekspozita nga ekspresionistët gjermanë Wassily Kandinsky dhe Kurt Schwitters. Më vonë, për të përfaqësuar pararojën e artistëve bashkëkohorë britanikë të pasluftës erdhi Francis Bacon, Henry Moore, Lucian Freud, Ben Nicholson dhe Frank Auerbach.
Në vitin 2019, Galeria njoftoi se do të konsolidonte vendndodhjet e saj në New York, “Marlborough Contemporary” në Chelsea, “Marlborough Gallery” në Midtown dhe një galeri tjetër të re në Chelsea.
Në vitin 1963, “Marlborough” u zgjerua në New York, duke u bërë mbase një nga mega-galeritë e para të kohës. Ajo shpejt krijoi marrëdhënie me artistët ekspresionistë abstraktë dhe filloi t’i përfaqësojë ata. Të tillë ishin Philip Guston dhe Robert Motherwell si dhe veprat në pronësi të Franz Kline dhe Jackson Pollock.
Një vit më vonë, një mosmarrëveshje familjare kishte rezultuar në tronditjen e planeve të zgjerimit dhe thashethemeve që galeria do të mbyllej për të mirë. Sipas raportimeve të asaj kohe, Gilbert Lloyd, i biri i themeluesit të “Marlborough”, Frank Lloyd dhe ish-kryesuesi i veprimtarisë së galerisë në Londër, kishte orkestruar rrëzimin e nipit të Frank Lloyd, Pierre Levai, i cili kishte shërbyer si kryetar i galerisë. Në atë kohë ai ishte shtruar në spital për shkak të komplikimeve të konorareve.
Presidenti i atëhershëm i galerisë, Pierre, djali i Max Levai, kishte thënë në një deklaratë se babai i tij ishte shtrirë “duke luftuar për jetën e tij pas testimit pozitiv për Covid-19 këtë pranverë, bordi përdori gjendjen e tij për avantazhin e tyre dhe votoi derisa ai ishte i paaftë duke e mbyllur përgjithmonë galerinë e New York”. Kishte thënë se vendimi i bordit do të kishte “degëzime ligjore”.
Në shtatorin e 2020-s, Max Levai kishte paditur dy nga anëtarët e borfit të “Marlborough”, Stanley N. Bergman dhe Franz Plutschow, duke argumentuar se ata u përpoqën të prishin reputacionin e tij dhe të gjunjëzonin marrëdhëniet e tij të biznesit. Po atë ditë, “Marlborough” kishte paditur Max dhe Pierre Levain bashkë me ish-zëvendëspresidentin e galerisë, Pascal Spengemannl dhe ish-shefin e financave, John Helmrich për të cilin pretendohej se kishte keqmenaxhuar fondet. Burime të njohura me procedimet ligjore kanë bërë të ditur se të dy rastet janë zgjidhur.
Në një intervistë telefonike, Max Levai ka thënë se “që nga fundi i qershorit të 2020-s nuk ka asnjë përfshirje me ‘Marlborough’”. Kur u pyet për vendbanimin, Levai ka thënë se “çështja ishte zgjidhur për kënaqësinë e të gjitha palëve”.
Sipas galerisë, informacione të mëtejshme rreth procesit të perëndimit të diellit, inventarit dhe programit të planifikuar filantropik, do të dalin në muajt e ardhshëm.