Kulturë

Fituesja e “Nobelit” refuzon të festojë derisa njerëzit vriten në luftëra

Radhë të gjata njerëzish presin hapjen e librarisë në Seul për të blerë librat e Han Kangut mëngjesin e së premtes

Radhë të gjata njerëzish presin hapjen e librarisë në Seul për të blerë librat e Han Kangut mëngjesin e së premtes

“Han Kang më ka thënë se ‘me intensifikimin e luftërave dhe njerëzit që po vriten çdo ditë, si mund të kemi festë apo konferencë për media?’ Ajo më ka thënë se nuk do ta mbajë konferencën për media”, ka thënë Han Seung-won, babai i shkrimtares Han Kang, fitueses së çmimit “Nobel’ për letërsi

Han Kang, koreania e parë që fitoi “Nobelin” për letërsi, ka refuzuar të mbajë konferencë për media, për shkak të tragjedive botërore si pasojë e luftërave Ukrainë-Rusi dhe Izrael-Palestinë.

I ati i saj, autori i njohur Han Seung-won, e dha mesazhin e vajzës në një konferencë për media në Shkollën e Letërsisë, Han Seung-Won në Jangheung të provincës Jeolla.

“Han Kang më ka thënë se ‘me intensifikimin e luftërave dhe njerëzit që po vriten çdo ditë, si mund të kemi festë apo konferencë për media?’ Ajo më ka thënë se nuk do ta mbajë konferencën për media”, ka thënë ai.

Pasi çmimi “Nobel’ për letërsi iu dha të enjten, Han Seung-won foli me vajzën dhe e këshilloi ta zgjidhte ku të mbante konferencën për media.

Shkrimtari Han Seung-won, babai i nobelistes e dha mesazhin e vajzës në një konferencë për media në Shkollën e Letërsisë, Han Seung-Won në Jangheung të provincës Jeolla

Fillimisht ajo kishte pranuar duke thënë se do ta provojë, por më vonë ndërroi mendje.

“Perspektiva e saj ka kaluar nga të qenët një shkrimtare që jeton në Kore në një shkrimtare globale. Megjithatë, unë nuk mund ta largoja ndjenjën e të qenit baba i një fëmije që jeton në Kore, kështu që përfundova duke e organizuar këtë konferencë shtypi”, ka thënë ai.

Han Kang ka refuzuar edhe mbajtjen e një ceremonie në shkollën e tyre.

“Planifikoja një ndejë këtu, por vajza ma ndaloi. Ajo më tha që të lutem mos festo derisa përjetojmë këto ngjarje tragjike (duke iu referuar dy luftërave). Akademia Suedeze nuk më ka dhënë çmimin për të festuar, por për të qëndruar më mendjemprehtë. Pasi e dëgjova këtë, u shqetësova thellësisht”, ka thënë ai.

Pasi mori lajmin për çmimin, në një bisedë telefonike me Komitetin e Nobelit të enjten, Han Kang u shpreh se ishte e befasuar dhe e nderuar, por nuk ka bërë deklarata të mëtejme.

Shtëpi të shumta botuese, përfshirë “Changbi Publishers” që ka publikuar romanet “Human Acts” dhe “The Vetegetarian” dhe “Munhakdongne Publishing” që ka publikuar veprën “The Wind Is Blowing”, kanë paralajmëruar konferencë, por që deri të premten autorja s’është paraqitur.

Marrë nga “Korea Times”