Para dy vjetësh, “Zambaku i artë” për filmit më të mirë të kësaj ngjarjeje i ishte ndarë “Vera andrron detin”, duke rikonfirmuar se ky projekt kinematografik ishte patejkalueshëm përballë jurive ndërkombëtare. Por sivjet në edicioni e 23-të me radhë, Festivali që mbahet në Wiesbaden i ka shfaqur publikut pak nga fillet e kinematografisë së Kosovës. Festivali që është në dekadën e tij të dytë ka për qëllim promovimin e kinemasë nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe të shërbejë si urë lidhëse me atë Perëndimore. Sivjet një program i veçantë është punuar për të prezantuar Kosovën e Shqipërinë. “Albaninet und Kosovo:Fokus”
Publiku i “goEast Film Festival” në Gjermani viteve të fundit është njohur me artin e kinematografëve të rinj të Kosovës. I ka vlerësuar edhe me çmimin kryesor. Para dy vjetësh, “Zambaku i artë” për filmin më të mirë të kësaj ngjarjeje i ishte ndarë “Vera andrron detin”, duke rikonfirmuar se ky projekt kinematografik ishte patejkalueshëm përballë jurive ndërkombëtare. Por sivjet në edicionin e 23-të me radhë, Festivali që mbahet në Wiesbaden i ka shfaqur publikut pak nga fillet e kinematografisë së Kosovës.
Festivali që është në dekadën e tij të dytë ka për qëllim promovimin e kinemasë nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe të shërbejë si urë lidhëse me atë Perëndimore. Sivjet një program i veçantë është punuar për të prezantuar Kosovën e Shqipërinë. “Albaninet und Kosovo:Fokus”. Ky seksion është krijuar për të shfaqur një përzgjedhje të filmave nga këto dy vende, duke ofruar një platformë për të eksploruar kinemanë e tyre dhe për të prezantuar tregime dhe perspektiva unike.
“Në këtë seksion, janë shfaqur një përzgjedhje e filmave nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfshirë titujt si: ‘Era dhe lisi’ nga Besim Sahatçiu, ‘I dashur armik’, ‘Daullet e Rezistencës’, ‘The Guardian’, ‘Another Day’, ‘Daybreak’, ‘117’ nga Besim Sahatçiu, ‘Në kërkim të Veneres’ nga Norika Sefa dhe ‘I Love You More’ nga Erblin Nushi. Këta filma përfaqësojnë një gamë të gjerë zhanresh, përfshirë drama, komedi dhe dokumentarë”, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës. Sipas institucionit shtetëror për mbështetjen e projekteve kinematografike, filmat që janë shfaqur përfshijnë zhanre të ndryshme, duke përfshirë drama, komedi dhe dokumentarë. “Këta filma kanë arritur të tërheqin vëmendjen e kritikëve dhe publikut për cilësinë e tyre artistike dhe për rrëfimet e tyre të fuqishme”, shkruhet në komunikatën e QKK-së.
Sa i përket kësaj ngjarjeje është përfshirë nga distanca edhe mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, Rita Ora. Ajo nëpërmjet një videoje ka përshëndetur iniciativën.
“Jam shumë e nderuar të jem mbesa e Besim Sahatçiut, filmat e të cilit do të shihni apo keni parë. Jam krenare që jam një prej Sahatçinjve dhe besoj që do të vazhdojmë të shprehim veten dhe do të kemi lirinë ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo nëpërmjet një videoje të shkurtër të shpërndarë nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Sipas QKK-së, pjesëmarrja e filmave nga Kosova dhe Shqipëria në “goEast Film Festival” është një shenjë e rëndësishme e zhvillimit të kinemasë në këto vende dhe kontribuon në promovimin e tyre në skenën ndërkombëtare. Festivali është një ngjarje e rëndësishme për të ndjekur për ata që janë të interesuar në kinemanë e vendeve të Evropës Juglindore. Edicioni i sivjetmë është mbajtur nga 24 prilli deri më 30 të këtij muaji.
Gjatë vitit 2021 pos “Vera andrron detin” nën regji të Kaltrrina Krasniqit, në garë në festivalin gjerman ishte edhe “Pa Vend” i Samir Karahodës. Faktonte historinë e vërtetë të luftës për mbijetesë të një klubi të pingpongut në kohën e pasluftës. Trajton tematikën e mungesës së mbështetjes institucionale për pingpongistët, për sportistët e rinj, për talentet e reja. Ky film është vlerësuar me shumë çmime, ku në “Sundance Film Festival” siguroi çmimin e parë teksa në Festivalin e Filmit në Cannes ishte përzgjedhur në mesin e 10 filmave për çmimin kryesor, “Palma e Artë”. Triumfoi edhe në Festivalin e Filmit në Toronto, duke vulosur sukseset në tri prej top-5 festivaleve, qe i nominuar edhe për “European Film Awards” e u kualifikua edhe për “Oscar”.
PO atë vit në “goEast Film Festival” si partner i festivalit, “DokuFesti” shpalosi një program të veçantë, në të cilin u prezantuan filmat dokumentarë të metrazhit të shkurtër të studentëve në kuadër të programit edukues “DokuLab”.
“Programi i ‘DokuFestit’ atje është një program enkas i kuruar në bashkëpunim me festivalin ‘goEast’, nuk është në kategorinë e garës, pra nuk është pjesë e programit garues, por është si program special, ku do të prezantohen shtatë filma në dy nënprograme nga vajzat e reja regjisore, të cilat kanë qenë pjesë e trajnimeve në programet e ndryshme edukative që i kemi pasur”, kishte thënë para festivalit Eroll Bilibani, i cili përveç si producent i filmit “Pa Vend”, është edhe udhëheqës i “DokuLabit”.
Programi i “DokuLabit” në këtë edicion të festivalit qe hapur Bilibani, së bashku me regjisoret e reja Alba Demiri dhe Sonja Azizaj, ku u prezantuan shtatë filma gjithsej. “Shtojzovalle” nga Flutura Balaj, “Pa përkufizim” nga Era Skivjani, “Laetitia” nga Laureta Paçarizi, “I am not just a ...” i Sonja Azizajt është lista e filmave të “DokuLab” në “goEast Film Festival”. E “The Art of Personal”, përderisa “In Rainboës” nga Vlera Azizi, “Burrë” nga Dafina Daka dhe “Pa vlla” nga Alba Demiri dhe Genta Sefa, ishin në nënprogramin “Perceptions of Identity". Festivali i mbajtur prej 19 deri më 25 prill sivjet u hap me filmin polak, “The Balcony Film”.