Erëza Çerkini, ligjëruese në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, flet për rrugëtimin muzikor nga paraqitja në skenën e “Voice of Albania” deri sot kur këngëtarja e dashuruar në muzikën “soul”, këndon e inspiruar nga ylli botëror, Alicia Keys.
Çerkini është 25-vjeçare dhe karrierën prej muzikanteje e ka nisur qysh para një dekade në skenën e spektaklit të njohur në Shqipëri. Krahas këndimit, ajo luan në instrumentin e kornos, për të cilin ka kryer studimet në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Prishtinës