Kulturë

Ekspozitë me imazhet e ikonave të Onufrit në 100-vjetorin e gërmimeve në Apolloni

Apollonia

Themeluar rreth fillimit të shekullit IV para erës sonë, gërmadhat e Apolonisë u zbuluan në fillim të shekullit  XIX. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbetje të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve

Me ekspozitë është nderuar fillimi i gërmimeve arkeologjike nga arkeologu i njohur francez, Léon Rey.  Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka thënë se ky aktivitet vjen si bashkëpunim mes dy institucioneve. “Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj si një mundësi e mirë për të promovuar muzeun ikonografik ‘Onufri’ në një nga parqet arkeologjike më të vizituara në Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.  Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve

Në 100-vjetorin e fillimit të gërmimeve arkeologjike, në Parkun Kombëtar Akeologjik të Apollonisë është hapur ekspozitë me fotografi të ikonave që ruhen në muzeun ikonografik “Onufri” në Berat. Me këtë aktivitet është nderuar fillimi i gërmimeve arkeologjike nga arkeologu i njohur francez Léon Rey.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka thënë se ky aktivitet vjen si bashkëpunim mes dy institucioneve në nderim të 100-vjetorit të fillimit të gërmimeve arkeologjike nga Leon Rey.

“Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj si një mundësi e mirë për të promovuar muzeun ikonografik ‘Onufri’ në një nga parqet arkeologjike më të vizituara në Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Arkeologët e quajnë Apoloninë edhe “Pompei i Shqipërisë”, pasi besohet se vetëm 10 për qind e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot. Themeluar rreth fillimit të shekullit IV para erës sonë gërmadhat e Apolonisë u zbuluan në fillim të shekullit  XIX. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbetje të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve. Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peizazhet e mrekullueshme mbi fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik nga njëra anë, si dhe pozita e favorshme gjeografike pranë qyteteve të mëdha dhe plazheve të jugut, nga ana tjetër, e bëjnë Parkun Arkeologjik të Apolonisë lehtësisht të arritshëm për vizitorin dhe një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri.

Pas një vizite në vitin 2020, arkeologu nga Kosova. Milor Berisha do të shkruante se Apollonia ishte qendër gravituese e kulturave të lashta Ilire nga epoka e hekurit por edhe një koloni helenike e Korintasëve e ngritur që në vitin 588 para erës sonë mbi Fushën e Gylakionit të Taulantëve.

“Në Apolloni u brumos me dije Octavian Augustus, perandori i parë romak, i cili pikërisht këtu mori mësimet e retorikës dhe u aftësua në oratori. Në kulmin e zhvillimit të saj Apollonia strehonte mbi 60 mijë banorë”, shkruante Berisha.

Sipas tij, ky qytet mori emrin Apolloni për të komemoruar, veneruar dhe adhuruar hyjin Apollo që, sipas mitologjisë, ishte zoti omnipotent i orakujve, profetësisë “perëndi e shërimit, mbrojtës i shigjetarëve, i muzikës, poezisë dhe arteve, i rrezeve të diellit, i dijës dhe i njohurive, i tufës dhe kopeve, si dhe i mbrojtjes së të rinjve”.