Kulturë

Dubrovniku në hall nga numri i madh i vizitorëve

Me kufizimin e numrit të vizitorëve dhe vendosjen e një takse, Dubrovniku po shpreson që të ndalë numrin e madh të turistëve në qytetin që u bë edhe më i famshëm, shkaku i një serie televizive. Qyteti u bë edhe më i njohur, pasi disa zona të tij janë përdorur për serinë e njohur “Game of Thrones”. Kjo ka shtrydhur burimet e qytetit, përfshirë furnizimin me ujë, menaxhimin e mbeturinave dhe sistemin e transportit

Qyteti piktoresk në brigjet e Adriatikut në Kroaci, po përballet me plot probleme shkaku i turizmit të tepruar, pasi numri i vizitorëve çdo vit po shkon duke u rritur.

Qyteti, pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore, shpallur nga UNESCO, është përballur me numër të madh të turistëve në vitet e fundit, ndërkaq vetëm në vitin 2019 kishte 1.2 milion vizitorë.

Qyteti u bë edhe më i njohur, pasi disa zona të tij janë përdorur për serinë e njohur “Game of Thrones”.

Kjo ka shtrydhur burimet e qytetit, përfshirë furnizimin me ujë, menaxhimin e mbeturinave dhe sistemin e transportit.

Në pikun e sezonit, rrugët e ngushta dhe ndërtesat historike të qytetit, janë të mbushura me turistë, duke ua vështirësuar jetën vendasve.

Gjithashtu ka shqetësime për çështjet e ambientit me mbeturinat dhe ndotjen që janë bërë problem i madh.

Qyteti ka zbatuar një sërë masash për të menaxhuar turizmin, duke përfshirë kufizimin e numrit të vizitorëve që mund të hyjnë në qendrën historike të qytetit çdo ditë dhe vendosjen e taksës turistike për të financuar përmirësimet e infrastrukturës.

Miro Drashkoviq, shef i bordit për turistët në Dubrovnik, ka thënë se numri i tyre është kufizuar.

“Së pari, numri i, për shembull, anijeve ditore tani është kufizuar në 4 mijë persona. Qëndrimi i tyre në port tani është më i gjatë. Shumë prej tyre qëndrojnë deri në tetë orë, por disa deri në gjashtë orë. Atyre që nuk u binden rregullave, fatkeqësisht u themi se nuk mund të qëndrojnë në Dubrovnik”, ka thënë ai.

Industria e turizmit të Dubrovnikut është kontribuuese e madhe në ekonominë lokale, por disa vendës argumentojnë se qyteti duhet të marrë qasje më të qëndrueshme për menaxhimin e turizmit.

Kjo mund të përfshijë investimin në infrastrukturën e qëndrueshme dhe promovimin e formave alternative të turizmit, si turizmi kulturor dhe eko-turizmi.

“Tani numërojmë edhe vizitorët, kemi vendosur kamera në Qytetin e Vjetër që ta dimë saktësisht numrin e vizitorëve në çdo kohë. Tani i kemi numëruar dhe janë 4 mijë e 26, është numër i pranueshëm. Këtu llogarisim banorët e qytetit dhe turistët”, ka thënë Drashkoviq.

Pavarësisht këtyre sfidave, Dubrovniku mbetet destinacion i shumëkërkuar për turistët nga e gjithë bota.

“Tashmë çdo vend është turistik. Ne kemi vite që shqetësohemi për këtë, vijmë nga një vend turistik, jetojmë afër Disneyland. Thjesht u përpoqëm të shkonim mjaft herët në verë, se nuk ishin njerëz mur më mur. Dhe ne e prisnim këtë. Aeroplani ishte absolutisht i mbushur. Aeroplani nga Munich në Dubrovnik nuk kishte vende bosh, ishte njësoj si të fluturonte në Kaliforninë Jugperëndimore. Koshat e sipërm ishin plot, dhe të gjithë po vinin këtu. Dhe autobusi me të cilin zbritëm nga hoteli ynë qe plot...”, ka thënë Joseph Strapac vizitor nga Kalifornia. E ka krahasuar lokalitetin me një atraksion botëror

“Kam qenë në Paris të shtunën mbrëma, dhe është po aq dendur, po aq shumë njerëz. Kulla Eiffel është me njerëz si muri i mbështetur në muri. Pra, ne jemi mësuar me këtë, dhe ata janë njerëz të lumtur”, ka thënë ai.

Arkitektura mahnitëse e qytetit, trashëgimia e pasur kulturore dhe vija e bukur bregdetare vazhdojnë të tërheqin vizitorë.