Kulturë

Djathi i Florentinit – nga meraku i fëmijërisë, në prodhim

Një merak i fëmijërisë për djathin dhe kaçkavallin, bashkë me interesimin e jashtëzakonshëm se si bëhen këto produkte, do të mundë të rrinte fshehur te Florentin Emini, për një kohë të gjatë.

Tash 44-vjeçar, Emini do t’ia mësynte vetë punës për prodhimin e këtyre produkteve të qumështit, krejt rastësisht. Do ta niste si hobi, aty diku mes vitit 2003 e 2004. Por tash, është shumë më tepër sesa kaq, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt thotë se instruktorja e tij e parë në këtë punë ka qenë gjyshja e tij, për të cilën flet me nostalgji.

Vetes i ka vënë një synim, që të zvogëlojë importin e djathërave fisnike prej shteteve të huaja. Por nuk e ka ndërmend të kalojë në prodhim industrial.

Punon vetëm vikendeve, në fshatin prej nga e ka prejardhjen, në Keqekollë të Gallapit të Prishtinës. Florentini, një djalë i rritur në Prishtinë, flet edhe për lidhjen e re që ka krijuar me fshatin.

Receta e gjyshes

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Florentin Emini, kthehet prapa në kujtesë, për të gjetur gjenezën e lidhjes së tij me djathin.

“Djathin, por veçmas kaçkavallin, e kam pasur merak qysh se kam qenë fëmijë”, thotë Emini.

Por meraku nuk përfundon te konsumi....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)