Kulturë

Çifti turk që Prishtinën e ka shtëpi të dytë

Çifti Balkan nga Turqia, edhe pse në kohë pandemie, erdhi në Prishtinë pa përfillur rrezikun.

Mehmet e Lale Balkan besojnë se vetë jeta është rrezik dhe kryeqytetin e konsiderojnë shtëpi të dytë, raporton KOHA.

Ata rrëfejnë për bashkëjetesën me baletin dhe lidhjen e tyre me kosovarët.

Çifti Balkan ka nisur provat me balerinët kosovarë. Po e realizojnë premierën e shfaqjes “Motrat”.

Për koreografin turk, është hera e pestë që bashkëpunon me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqjen e re çifti po ia dedikon mikut të ndjerë, Ahmet Brahimaj i cili vdiq në maj të këtij viti.