Kulturë

Britanikja që jeton në Kosovë qe 14 vjet, boton librin e pestë për joga, të ardhurat i jep donacion

Një rrugëtim me joga nëpër vende të pazakonta të Britanisë së Madhe, është libri i pestë i britanikes Elizabeth Gowing.

I titulluar “Unlikely Positions in Unlikely Places”, libri së fundi është publikuar edhe në Tiranë dhe të ardhurat nga shitja, do t’u dedikohen fëmijëve të Kosovës dhe luftës kundër analfabetizmit.

Për ta shkruar këtë libër, ajo ka udhëtuar në 22 vende të ndryshme, duke eksploruar se si ndihmon joga në ballafaqimin me sfidat e botës moderne, raporton “Express” i KTV-së.

Gowing zbulon se është duke e shkruar librin e gjashtë që do t’u dedikohet grave të Ballkanit dhe që vjen në bashkautorësi me Robert Wilton.

Përveç kontributit me donacione nga shitja e librit, Gowing është e angazhuar edhe në organizatën joqeveritare “The Ideas Partnership”, që së shpejti do të zgjerohet me një eko-qendër.

Elizabeth Gowing jeton në Kosovë tash 14 vjet.