Kulturë

Baballarë, djem e gjyshi mjeshtër përpunojnë “Sweet Little Angel”

Djemtë, baballarët dhe një gjysh mjeshtër nga Helsinki, janë bërë bashkë në këtë projekt muzikor të realizuar gjatë karantinës.

Përpunimi i këngës “Sweet Little Angel” bën bashkë tre breza muzikantësh të familjeve Gjurgjiali, Veseli e Kiseri.

Hektor Gjurgjiali dhe Muhamet Veseli rrëfejnë sesi projekti “Quarantine blues” u realizua derisa po punonin në këngët e reja të grupit “403”.

Në këtë studio po finalizohet edhe kënga e papublikuar e grupit “403”, “As vetë s’e di”, për të cilën dyshja thotë se përfshin instrumente të ndryshme, raporton KOHA.

Dy djemtë e miqve të skenës, Lekë Gjurgjiali e Lum Veseli, zbulojnë prapaskenat e përpunimit të këngës që dikur e këndoi BB King.

Dy muzikantët e rinj flasin për ndikimin e baballarëve në formimin e tyre muzikor. Land Veseli, është më i riu i projektit “Quarantine Blues”. Ai ka ndihmuar në zërim. Përpunimi i “Sweet Little Angel” nga ky formacion i veçantë është një rrëfim i bukur për trashëgiminë e talentit nga baballarët tek djemtë.