Kulturë

Atelieja ku modernizohen shenjat autoktone

Qysh në pamje të parë, pak metra pa iu ofruar këndit ku punon Agron Mulliqi, kuptohet se bëhet fjalë për atelie të një piktori. 

Ngjyrat e zbrazëta, pjesë skicash a mbetje të tjera gjenden në dritare. Posa hap derën e madhe të metaltë, menjëherë zgjat dorën e majtë prapa saj. Trus sustën e radios. Është asi modeli jo fort i vjetër, i ndarë në dy pjesë, shkruan sot Koha Ditore.

Koha e lajmeve nuk i bën përshtypje, por është mësuar që diçka t’i bëjë zhurmë, derisa përvilet e ia nis punës. As këngët që transmetohen nuk i bëjnë fort përshtypje. Punimet janë qindra sosh, në letër e pëlhurë. Pranë ngjyrave që janë të shumta janë edhe disa shishe birrash. 

Pasi ndez cigaren, Mulliqi tregon paraprakisht se një natë përpara kishte pasur mysafirë disa miq. “Qëndruam goxha gjatë e pimë pak”, thotë ai. Nuk i heq shallin e kapelën pasi nuk e ka ngrohtë në atelie. Ka vite që e përdor atë hapësirë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)