Kulturë

Atdheu është kryeçështja

Ahmet Selmani ka lindur në Shkup (1965). Shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje, ndërsa studimet për letërsi – në Universitetin e Prishtinës.

Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar, redaktor i kulturës, i botimeve dhe kryeredaktor në gazetën “Flaka”. Merret me poezi, prozë, kritikë, ese, publicistikë dhe përkthime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri tani ka botuar librat “Mur i gjallë” (poezi), “Abeja e akullt” (poezi), “Tregu i djallëzisë” (tregime), “Hija e kalit” (roman), “Bërja e shkretëtirës” (roman), “Poezia dhe individualiteti” (studim letrar), “Poezia e shprishur” (studim letrar), “Përkapja e nënpoetikës” (studim letrar), “Diskurs kritik” (artikuj, ese, studime), “Bashkëbiseduesit e mi” (intervista me shkrimtarë) e të tjera. Ka përkthyer këto vepra nga shqipja në maqedonisht: Rifat Kukaj “Dreri me një bri” (roman për fëmijë), Sali Bashota “Nëse bëhem engjëll” (poezi), Fatjona Geci “Duke pritur ëndrrën” (poezi), Lulzim Tafa “Ti a ke dhembje” (poezi); nga kroatishtja në shqip ka përkthyer: Drago Shtambuk “Gishti i perëndisë” (poezi), Drazhen Katunariq “Kthimi i barbarogjenive” (ese); nga serbishtja në shqip ka përkthyer: Milorad Paviq “Fjalori kazar” e të tjera

Selmani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Atdheu është kryeçështja ime; para se të jetë fizik, ai është shpirtëror. Vetë më vete them në mënyrë atipike se atë nuk e kanë bërë as Gjergj Kastrioti, as Ismail Qemali, por e kanë bërë Gjon Buzuku, Jeronim de Rada e të tjerë.

Madje edhe Fan Noli që e provoi edhe njërën formë, edhe tjetrën, në fund prapë dështoi tek atdheu fizik. Thjesht mbeti si atdhebërës shpirtëror. Pa dashur t’i abstragoj ata që kanë derdhur gjak, mendoj se atdheu fizik nuk mund të ekzistojë pa atdheun shpirtëror... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)