“Ju e imagjinoni unë e ndërtoj”, është fjala e shkruar në një pllakë hekuri, ngjyrë portokalli. Është e vendosur në portën e dyqanit të vogël të Habib Cenës.
Në fillim të rrugës “Bajram Bahtiri”, në pjesën që njihet si “Te kovaçët”, kjo nuk është punëtoria e vetme që merret me përpunimin e hekurit, shkruan sot Koha Ditore.
Janë edhe disa të tjera, sikur ajo e familjes Gashi, ku punojnë babë e bir.
Reprodukimi i artefakteve
Nga biseda për “Kohën Ditore” kuptohet ashiqare që Habib Cena me të vërtetë e do punën që bën. Është 34-vjeçar dhe zanatin e metalpunuesit - bashkë me vëllezërit e tij që vazhdojnë të punojnë në Rahovec - e ka të trashëguar nga babai i tij.
Rrëfimi nis natyrshëm nga motoja e lokalit. E firma e tij e ka emrin “Profi”. Për të dyja këto, Cena jep shpjegimet.
“Sa i përket motos, do të thotë se unë jam në gjendje të bëj çdo send me hekur”, thotë i bindur Cena. E forcon edhe më këtë bindje, kur thotë se “nuk ka diçka që nuk do t’ia mësynte”. Natyrisht e thotë se varet nga teknologjia e materiali.
“Edhe picameni është i varur prej miellit të mirë. Edhe unë jam i varur prej materialit të mirë”, thotë ai.
Por Cena nuk është në gjendje që thjesht të bëjë çdo gjë. Ai është në gjendje të bëjë çdo gjë me pasion e përkushtim. E thotë vetë, edhe me kreativitet....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)