Ky është artefakti që disa punëtorëve brenda Institutit të Kosovës për mbrojtje të monumenteve iu rrëshqiti nga duart për shkak të pakujdesisë, raporton KTV .
Në këtë video të siguruar nga Kohavisioni, shihet se punëtorët, përveç pakujdesisë, qeshin derisa artefakti i llojit Pitos u bie nga dora.
Ky veprim i tyre po kritikohet nga organizatat joqeveritare, derisa kërkojnë kujdes dhe përgjegjësi më të madhe në raste të tilla.
Në Ministrinë e Kulturës, shkurt kanë thënë se ky incident është për keqardhje, derisa nuk kanë komentuar rastin më shumë, për shkak të mungesës së një raporti nga ana e IKMM-së.
Derisa Ismet Zejnullahu, drejtori i Institutit për mbrojtjen e monumenteve, nuk u është përgjigjur telefonatave të televizionit.
Në këtë objekt, derisa po bëhej bartja e një artefakti, disa punëtorë të cilët po punonin këtu, i kishte rrëshqitur artefakti i lidhur me litar dhe është thyer. Në këtë institut, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës për këtë rast.
Artefakti i thyer, i njohur si Pitos, i takon periudhës së Antikës e deri edhe Mesjetës, dhe nga ky lloj, në Kosovë ekzistojnë disa sosh.