Kulturë

Artan Krasniqi jep detajet e “Monument VI”, botim i ri i KOHA-s

Botimet KOHA sjell vëllimin e gjashtë të serisë monumentale “Monument VI” të autorit Artan Krasniqi.

Krasniqi ishte i ftuar sot në pjesën qendrore të emisionit Express në KTV, me ç’rast solli detajet për librin e tij më të ri të serisë monumentale që do të jetë edhe pjesë e Panairit të Librit “Prishtina 2019”.

Në “Monument VI” Krasniqi ka trajtuar monumentet shekujt e rinj në Prizren, Ferizaj e Gjilan.

Seria e shkëlqyer kushtuar trashëgimisë kulturore e historisë së Kosovës, përmbyllet me këtë vëllim që vazhdon të lexohet edhe si një roman, sepse është shkruar nga një mjeshtër i rrëfimit; sepse ka shumë personazhe, legjenda, e histori të gjalla.

Është edhe një libër për adhurues filmash, sepse ka përshkrim të pasur; për adhurues fotografish, sepse fotot janë të mahnitshme.

Por, mbi të gjitha është një libër për ata që duan ta njohin Kosovën, për ata që e duan Kosovën.