Rreth nëntëdhjetë instrumentistë e solokëngëtarë tashmë janë regjistruar që të bëhen pjesë e garës për muzikantë të rinj “ArsKosova2017”.
Edicioni i trembëdhjetë i kësaj gare prej të premtes, për tri ditë, do të bëjë bashkë garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia e Bullgaria. Amfiteatri i Bibliotekës Universitare do të mirëpresë këta të rinj që do të prezantohen me vepra të ndryshme në instrumente si: piano, violinë, violë, violonçel, kontrabas, kitarë, flaut, klarinetë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë vit për herë të parë në garë hyjnë edhe instrumentet, siç janë: oboa, fagoti, korno, trompë, trombon, njëherësh edhe solokëndimi dhe muzika e dhomës.
Shtatë vjet më parë kompozitori i njohur kosovar Akil Koci kishte themeluar një çmim, i cili jepet në kuadër të kësaj gare. Këtë traditë ai e vazhdon edhe sivjet.
Pianistja Lejla Pula ka thënë se garat janë ndërkombëtare në të gjitha disiplinat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.