Kulturë

Arkitekt Fehmiu - figurë emblematike

Më 29 prill të vitit 2008 Kosova mbeti pa prof. arkitekt Bashkim Fehmiun, doajen i arkitekturës dhe urbanizmit në Kosovë dhe njëri nga arkitektët më meritorë dhe më emblematikë në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës tek ne dhe më gjerë. Bashkim Fehmiu pa dyshim bën pjesë në plejadën e intelektualëve më të shquar të kombit shqiptar.

Deri në çastet e fundit të jetës së tij punoi pa u lodhur që përmes arkitekturës të krijojë hapësira, të cilat në rend të parë u shërbejnë njeriut dhe nevojave të tij fiziologjike dhe psikologjike. Edhe pse vdekja e tij ishte një humbje e madhe për profesionin tonë, idetë e tij do të jetojnë gjatë në memorien tonë individuale dhe kolektive, shkruan sot Sali Spahiu në Koha Ditore.

Figura e tij markante dhe emblematike si dhe dimensioni i veçantë njerëzor, human dhe profesional bën që prof. ark. Bashkim Fehmiu të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. Ishte aktiv dhe prezent në jetën tonë arkitekturore dhe kulturore si krijues, pedagog dhe misionar profesional.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)