Qyteti ndodhet në vendin e quajtur Kom el-Nugus, rreth 43 kilometra në perëndim të Aleksandrisë dhe përfaqëson vendbanimin më të hershëm të njohur egjiptian në veri të liqenit Mariout. Qyteti zbulon të dhëna të jetës gjatë sundimit të Akhenatenit, mbretëreshës së tij Nefertiti, dhe Ramses II, përfshirë edhe lidhjet me familjen e Tutankhamunit.
Arkeologët kanë zbuluar një qytet të moçëm egjiptian që daton rreth 3 mijë e 400 vjet më parë, i cili mendohet se është themeluar gjatë sundimit të Akhenaten, babait të Tutankhamunit dhe u zgjerua shekuj më vonë nga Ramses II. Ky zbulim mund të ketë rëndësi të madhe për të kuptuar periudhën e Mbretërisë së Re të Egjiptit.
Qyteti ndodhet në vendin e quajtur Kom el-Nugus, rreth 43 kilometra në perëndim të Aleksandrisë dhe përfaqëson vendbanimin më të hershëm të njohur egjiptian në veri të liqenit Mariout. Qyteti zbulon të dhëna të jetës gjatë sundimit të Akhenatenit, mbretëreshës së tij Nefertiti, dhe Ramses II, përfshirë edhe lidhjet me familjen e Tutankhamunit.
Studiuesit zbuluan mbetjet e këtij vendbanimi pranë liqenit Mariout, që përbën qytetin e parë të zbuluar nga periudha e Mbretërisë së Re në këtë rajon. Emri i këtij vendbanimi të mistershëm ende nuk është zbuluar. Ndër zbulimet më të rëndësishme është një amforë me vulë që mban emrin Meritaten, vajza e Akhenatenit dhe Nefertitit.
Nuk dihet me saktësi sa i madh ishte vendbanimi, por cilësia e mbetjeve arkeologjike dhe organizimi i tyre rreth një rruge të planifikuar, dëshmojnë për një vendbanim në shkallë të gjerë. Sipas Sylvain Dhennin, autor i studimit dhe arkeolog në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, ka thënë se prania e rrugëve të ndërtuara mirë dhe strukturave të banimit dëshmojnë për një komunitet të organizuar, ndoshta me përdorim sezonal apo për garnizonet ushtarake.
Zbulimi i një vule me emrin e Meritatenit sugjeron se në zonë ndodhej një pronë mbretërore e lidhur me prodhimin e verës.
“Prania e kësaj vule ndoshta tregon prodhimin e verës që i përkiste një prone mbretërore”, shpjegoi Dhennin.
Arkeologët zbuluan gjithashtu blloqe të një tempulli të dedikuar faraonit egjiptian Ramses II, i cili sundoi midis viteve 1279 dhe 1213 para erës sonë. Mes zbulimeve kishte tempuj, përfshirë një të ndërtuar nga Ramses II, dhe kapela funerare private që përmendnin personel ushtarak.
Vendndodhja strategjike e qytetit pranë liqenit Mariout siguronte qasje si në rajonet bregdetare ashtu edhe në shkretëtira. /Jerusalem Post