Kulturë

Aprovohet në parim nisma për anëtarësim në Fondin e Këshillit të Evropës

Filmbërësit kosovarë do ta kenë edhe një shans për të përfituar fonde dhe për t’u bërë pjesë e rrjetit më të madh të kinemave në Evropë.

Me propozim të ministres së Kulturës në detyrë, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës e ka aprovuar nismën për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në “Euroimages”, institucion ky i themeluar nga Këshilli i Evropës për mbështetje të filmit dhe kinemasë, transmeton KOHA. 

Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, flet për përfitimet që do t’i kenë filmbërësit pas anëtarësimit në “Euroimages”.

Vendimi është nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Obligohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, që të zhvillojnë të gjitha procedurat për anëtarësim të Republikës së Kosovës në ‘Fondin për mbështetje kulturore të Këshillit të Evropës ‘EUROIMAGES’, duke u bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi”, shkruhet në këtë vendim.

Synim kryesor i kësaj nisme është krijimi i urave të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian.