Kulturë

Anulohet përzgjedhja e katër aktorëve në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Anulim konkurs

Ministria e Kulturës ka vendosur që ta anulojë krejt procesin e përzgjedhjes së katër aktorëve në ansamblin rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këtë e ka bërë të martën nëpërmjet një vendimi të nxjerrë nga sekretari i përgjithshëm I MKRS-së, Bislim Bislimi. 

“Për shkak se gjatë zhvillimit të procedurës janë vendosur dhe aplikuar kritere që nuk janë paraparë në konkurs dhe duke marrë parasysh që kjo mund të cenojë standardet e transparencës, ligjshmërisë dhe mosdiskriminimit, anulohet procedura e rekrutimit….”, shkruhet në vendim. 

Krejt kjo ka ndodhur nëntë ditë pasi qe bërë publike lista e katër aktorëve të pranuar. Reagimet ishin të mëdha pasi konsiderohej se aktorët e karrierës s’mund të hynin në audicion gjysmëorësh.