Kulturë

“Another Round” me historinë e mësimdhënësve fiton “Oscarin” e Evropës

Filmi “Another Round” i regjisorit Thomas Vinerberg triumfoi të shtunën mbrëma në “European Film Awards” duke fituar në çdo kategori të nominuar: për filmin me të mirë, regjisorin, aktorin (Mads Mikkelsen) dhe skenarin më të mirë (Vinterberg dhe Tobias Lindholm). Drama e cila është propozimi i Danimarkës për kategorinë ndërkombëtarë të filmit të gjatë në “Oscar” është po ashtu filmi më të ardhurat me të mëdha për këtë vit në shtetin danez dhe është shpërblyer që nga Festivali i Filmit në San Sebastian e deri në Londër.

Rrëfimi i katër mësuesve të rraskapitur të shkollës së mesme që testojnë teorinë se një nivel konstant i degjenerimit i bënë më mendje hapur ndaj botës i dërgon në një udhëtim të vetënjohjes me situata tragjike, por edhe komike.

Edicioni i 33-të i “European Film Awards” që njihet si “Oscari” i Evropës është transmetuar online në një ceremoni virtuale nga Berlini të shtunën më 12 dhjetor.

Gjatë pranimit të çmimit me të madh gjatë ceremonisë online, Vinterberg, ka thënë “Asnjëri nga filmat e mi nuk do të ishte bërë pa mbështetjen sistematike të vendit tim dhe filmbërjes evropiane në përgjithësi. Filmi im i parë ishte për abuzimin për fëmijë, i dyti për të njëjtën dhe tani ne kemi realizuar një film për katër burra heteroseksualë të bardhë që u mësojnë të rinjve se si të pinë. Nuk do të kishte qenë i mundur jashtë këtij kontinenti dhe jam i nderuar që shpërblehem në këtë kontinent”.

Vinterberg gjatë realizimit të “Another Round” në një aksident trafiku në mënyrë tragjike ka humbur vajzën e tij 19-vjeçare, Idën. Gjatë ceremonisë ai ka sqaruar: “Ajo e dashuronte këtë projekt, ajo ishte pjesë e këtij projekti – ishte bërë plan që ajo të luante në të, është bërë në shkollën e saj në mesin e shokëve të saj – dhe e vetmja gjë që ka kuptim kur ajo vdiq ishte që të vazhdoja dhe ta realizoja këtë film për të. Është bërë nga të gjithë ne që e duam atë dhe që na mungon shumë dhe votat tuaja dhe çmimi juaj është një nderim për nderimin e saj”.

Gjatë ceremonisë, Vinterberg ishte i shoqëruar nga Lindholm dhe Magnus Millang e po ashtu edhe familja e tij në shtëpi. Mikkelsen është aktualisht në Britani të Madhe duke xhiruar “Fantastic Beasts 3” dhe duke folur në lidhje me fitimin e çmimit për aktorin më të mirë, ai ka thënë se një dritë ndriçuese është arsyeja pse ky film është bërë dhe që është realizuar, por ajo nuk është këtu. “Mirëpo, drita e saj vërehet në çdo sekuencë, prandaj ia dedikojmë këtë Ida Vinterberg”.

Mbrëmja u ndoq nga më shumë se 40 filmbërës që iu bashkuan ngjarjes virtuale. Ky edicion po ashtu shënoi edhe përfundimin e Wim Wenders si presidente e Akademisë Evropiane të Filmit dhe të Marion Doring si drejtor i “EFA-së” në këto poste. Mesazhe prekëse nga filmbërës evropianë dhe aktorë si Istvan Szabo, Stellan Skarsgard dhe Pawel Pawlikowski u shfaqën në një video-mesazh emocionues. Madje edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh falënderuese ndaj kontributit të tyre në kinemanë evropiane. Në fillim të kësaj javë filmbërësja polake, Agnieszka Holland ishte zgjedhur presidentja e re e “European Film Academy”.

Me nga katër nominime secili, filmat “Another Round”, “Corpus Christi” dhe “Martin Eden” ishin primarë. Gjithashtu, të nominuar në kategoritë kryesore ishin “Berlin Alexanderplatz”, “The Painted Bird” dhe “Undine”. Këtë vit, Akademia e rriti numrin e nominimeve në filmin evropian dhe atë dokumentar nga pesë në gjashtë. Të nominuarit për dokumentarë ishin “Acasa, My Home”, “Gunda”, “Little Girl”, “Saudi Runaway” dhe “The Cave” me “Collective” që fitoi çmimin kryesor. Dokumentari me regji të Alexander Nanau shpalos korrupsionin Brenda spitaleve në Rumani, e që po ashtu është edhe një vështrim i brendshëm i gazetarisë hulumtuese.

Çmimi për aktoren me të mirë shkoi për Paula Beer për rolin kryesor në filmin “Undline” të Christian Petzold', për një nimfë mitologjike, e cila duhet që të mbysë çdo të dashur që e ka lënë atë.

“The European Discovery” — Çmimi “Fipresci” që vlerëson filmin e regjisorit që debuton për herë të parë, iu nda filmbërësit Carlo Sironi për debutimin e tij “Sole”, një dramë me sfida për një grua shtatzënë nga Evropa Lindore, e cila shkon në Itali për të shitur fëmijën e saj të palindur.

Regjisori dhe historiani irlandez, Marc Cousins, fitoi çmimi “EFA” për tregimtarin inovative për dokumentarin e tij “Woman Make Films”.

“Hidden Away” nën regji nga Giorgio Diritti, një portret për piktorin italian Antonio Ligabue, fitoi çmimin më të mirë për kinematograf (për kameramanin Matteo Cocco) dhe çmimin për kostumografinë më të mirë për Ursula Patzak. Dascha Dauenhauer, fitoi çmimin për melodinë më të mirë për “Berlin Alexanderplatz” nën regji të Burhan Qurbani, një adaptim modern i novelës klasike të vitit 1928 të Alfred Döblin.

“The Platform” një dramë nga “Netflix” fitoi çmimin për efektet vizuale me të mira.

Vitin e kaluar çmimin kryesor e fitoi filmi “The Favourite”, Olivia Colman mori çmimin aktroja më e mirë, atë për regji e mori Yorgos Lanthimos dhe Antonio Banderas u shpërblye si aktori më i mirë për “Pain and Glory”.