Siç bëhet e ditur për serialin “Andrra amerikane”, aty ndërthuret dashuria, sakrificat dhe ndjekja e ëndrrave. Kjo e fundit është njëra prej themeleve të serialit. E protagonistë janë edhe personazhet e shquara në skenën artistike botërore që kanë ateruar nëpër kryeqendra botërore duke e prezantuar edhe vendin. Nën regji të Armend Balokut e Vlora Nikçit dhe me skenar të Mike Bencivenga – emër i shquar në kinematografinë botërore – si dhe Vlora Nikçit e Visare Aliut, projekti përball personazhet me sfidat e ruajtjes së traditave në kohë moderne
“Andrra amerikane” është titulli i serialit në punë e sipër në New York, në të cilin pasqyrohet kultura shqiptare dhe jetesa e diasporës atje. E nisur në atë që njihet si qyteti që nuk fle kurrë, synon të rrugëtojë edhe nëpër Evropë për ta mbuluar artistikisht shtegtimin e shqiptarëve. Nën regji të Armend Balokut e Vlora Nikçit dhe me skenar të Mike Bencivenga – emër i shquar në kinematografinë botërore – si dhe Vlora Nikçit e Visare Aliut, projekti përball personazhet me sfidat e ruajtjes së traditave në kohë moderne.
Siç bëhet e ditur për serialin “Andrra amerikane”, aty ndërthuret dashuria, sakrificat dhe ndjekja e ëndrrave. Kjo e fundit është njëra prej themeleve të serialit. E protagonistë janë edhe personazhet e shquara në skenën artistike botërore që kanë ateruar nëpër kryeqendra botërore duke e prezantuar edhe vendin.
Bëhet e ditur se xhirimet do të zhvillohen kryesisht në New York, me mundësi shtrirjeje edhe në vendet evropiane.
Bashkëregjisorja e producentja e serialit “Andrra amerikane”, Vlora Nikçi, ka thënë se nuk është e lehtë të bëhet art në New York.
“Për të gjitha këto që përmendët, sfida është dhjetëfish më e madhe se në Kosovë. Këtu fillimisht është e vështirë të bashkëpunosh me njerëzit e duhur, të cilët pasi panë seriozitetin e projektit, menjëherë pranuan të jenë pjesë e ekipit tonë. Ky është një fat i madh i yni dhe i projektit tonë. Me një ekip me një përvojë të madhe në industrinë e filmit deri në atë hollivudiane, çdo sfidë kalohet lehtë”, ka thënë Nikçi në një përgjigje me shkrim.
Vetë ajo luan në serial. Pos saj, kasti i aktorëve që vijnë në episodin e parë përbëhet nga Afrim Gjonbalaj, Armend Baloku, Enxhi Cuku, Adel Lami, Liri Nikqi, Diar Xani, John Gjocaj dhe Edita Nishliu.
Me regjinë e serialit janë të angazhuar Nikçi dhe Baloku. Kjo e para mban edhe rolin e bashkëskenaristes me Visare Aliun, e cila siç bëhet e ditur, është përfshirë në episodin e parë si dhe Mike Bencivenga, i njohur për filmat e tij të suksesshëm hollivudian “Happy Hour”, “Great Plains” dhe “Born in Flames”.
Mike Bencivenga është fitues i shumë çmimeve për krijimet e tij për teatër, film dhe televizion. Ka fituar tre “Emmy” dhe një “Edward R. Murrow Aëard” për punën e tij si redaktor/producent në ËABC-TV në New York.
Sa i përket filmit, ai debutoi me “Losers in love” (1993) me Nick Searcy i cili u shpall filmi më i mirë në “Houston International Film Festival”. Filmi i tij i radhës “Happy Hour” (2004) me Anthony LaPaglia dhe Eric Stoltz, fitoi shumë çmime në festivale para se të shkonte në shfaqje teatrore kombëtare. Në vitin 2016 ai shkroi “Great Plains”. Në vitin 2018 adaptimi i tij në skenar i “Billy & Ray” fitoi çmimin e skenarit më të mirë historik në “PAGE International Screenwriting Awards”.
Drejtor i fotografisë është fituesi i dy çmimeve “Emmy”, Adriatik Berdaku. Kameraman është amerikani Dave Burdette ndërsa zërimi nga Luigi Porto nga New Yorku.
Mysafire e veçantë në serial është sopranoja e skenave botërore, Ermonela Jaho si dhe pianistja e njohur që vepron në New York, Blina Sheholli.
Nikçi ka thënë se pjesëmarrja e sopranos Jaho është vetë ëndërr.
“Ermonela Jaho, ylli ynë botëror që e bën krenar kombin shqiptar çdo ditë, është mysafire e serialit ‘Andrra amerikane’. Ardhja e saj dhe mbështetja e saj për projektin tonë ishte andërr amerikane. Ajo këtë andërr e bëri realitet me paraqitjen e saj madhështore si mysafirja jonë e veçantë. Ermonela është e njohur për mbështetjen që jep për artistët shqiptarë dhe projektet e tyre. Ajo është një oqean i madh me mirësi. Gëzohem shumë që bashkëpunojmë me të”, është shprehur ajo për KOHËN nga New Yorku.
E ka vlerësuar të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e pianistes Sheholli, duke thënë se nëpërmjet tyre bota e njeh kulturën shqiptare.
“Kurse pianistja jonë e njohur dhe vajza e prof. Dr. Bahtir Shehollit është pjesë e projektit tonë mu në rolin e pianistes. Blina është profesoreshë e pianos në New York dhe një artiste e respektuar. Jemi me fat që e kemi Blinën në New York dhe me fat që ajo ka pranuar të jetë pjesë e projektit. Dëshira jonë është që t’i inkorporojmë në projektin tonë artistët tanë të njohur ndërkombëtarisht. Kështu bota do të njohë më së miri kulturën tonë të pasur”, ka thënë Nikçi.
Xhirimet e serialit janë duke vazhduar. Shesh-xhirimet janë të vendosura në New York.
“Ne nuk kemi të ndalur. Xhirimet po shkojnë mirë dhe mbarë. Se sa do të zgjas seriali kjo varet nga marrëveshja që do të bëjmë me televizionet në të ardhmen”, ka bërë të ditur Nikçi.
Sipas njoftimit, projekti synon të sjellë përvojë unike për shikuesit dhe të pasqyrojë jetën dhe sfidat e shqiptarëve në diasporë.
“’Andrra Amerikane’ ndjek jetën e personazheve që përballen me sfidat e ruajtjes së traditave në një botë moderne, ku ndërthuren dashuria, sakrificat dhe ndjekja e ëndrrave. Seriali synon të frymëzojë dhe të lidhë shikuesit me histori të ndjera dhe të sinqerta që pasqyrojnë realitetin e shqiptarëve në diasporë dhe jo vetëm”, shkruhet aty.
Projekti synon audiencë sa më të gjerë në mënyrë që mesazhet, midis të tjerësh edhe ruajtja e traditës e identitetit shqiptar, të jenë sa më të thelluara tek diaspora dhe jo vetëm.
“Episodi i parë i serialit pritet të shfaqet së shpejti, duke u transmetuar në platforma televizive dhe online, për t’u bërë i arritshëm për një audiencë gjithëkombëtare. Seriali ka për qëllim jo vetëm argëtimin, por edhe promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar”, bëhet e ditur në njoftimin për media.