Njëri prej shkrimtarëve më domethënës të fiksionit në anglisht po tërhiqet me fanfarën më të madhe të karrierës së tij të përveçme e madhërisht ndikuese. Alan Moore ka premtuar se numri përfundimtar i “The League of Extraordinary Gentlemen” do të jetë komiku i tij i fundit, dhe kontributi i fundit i tij në këtë formë arti të cilën ai e shndërroi thellësisht, shpesh edhe në sikletin e tij, shkruan sot Koha Ditore.
Vepra e tij për Miraclemanin në vitet ’80, një shkërmoqje e mitit të superheroit, frymëzoi sa e sa imitues për t’i errësuar heronjtë e dikurshëm të fëmijëve, për çka Moore ka kërkuar falje më shumë se një herë. Një pop-shkrimtar me nam, stili i të cilit luhatet mes Stephen Kingut dhe John le Carre, ndikimi i Moore-s mund të pikaset gjithandej – në letërsi, në ekranet tona, në politikat tona. Alexandria Ocasio-Cortez, e cituar nga Watchmen’s Rorschach në Twitter, në përgjigje ndaj zërave se ajo po agjitonte për demokratët (“Unë nuk jam e mbyllur këtu me JU. Ju jeni të mbyllur këtu me MUA”).
Shkrimtarë të ndryshëm si China Miéville dhe Ta-Nehisi Coates e kanë cituar atë si frymëzim. Shpresa më e madhe e HBO-s pas “Game of Thrones” është një përshtatje tjetër e librit më të popullarizuar të Moore, “Watchman”, i cili (në bashkautorësi me ilustruesin Dave Gibbons) ka shitur miliona kopje qysh prej publikimit të tij për herë të parë në vitin 1987. Ai e ka luajtur veten në “The Simpsons”, ka parë veprën e tij të përshtatur në një numër filmash – asnjëri prej të cilëve edhe aq i mirë – dhe madje ka frymëzuar një kolektiv artistësh: grupi anonim që mban maska si nderim për “V”-në, heroi anarkist i Moores dhe David Lloydit “V për Venedetta”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)