(Përditësuar 23:53) - DJ Snake me simbolin e shqiponjës e me thirrjen: “Liri Palestinës!”
Turma nuk prek në tokë me ritmet e DJ Snake.
“Kosovë, ngriti duart lart në qiell! Duartrokisni. Kjo është hera ime eparq në kosovë", ka thënë ai derisa ka interpretuar “I don’t trust nobody”, e para që e ka luajtur.
Është ngjitur majë skenës dhe ka bërë simbolin e shqiponjës.
E ka interpretuar edhe ikoniken e muzikës elektro, “Turn down for what”,
ka luajtur ritmet e muzikës tradicionale palestineze. Pastaj ka thirrur: “Free Palestine!” E ka bërë publikun një në koreografinë e tij në skenë. Edhe sonte Dua Lipa është në “Sunny Hill”, siç ka qenë prej natës së parë.
“Kosovë ju dua. E humba zërin mbrëmë, por sonte do t’u jap gjithçka”, ka thënë ai me zërin e shterur. Ka miksuar këngët “Taki taki”, “All i need” e “Lean on”
Elektrizohet nata finale e “Sunny Hillit”, flakë me DJ Snake
(Përditësuar 23:26) - DJ Snake e ka çuar në këmbë publikun e “Sunny Hill Festival”, në natën finale në Bërnicë të Poshtme.
Ai është ylli kryesor i mbrëmjes dhe sapo ka dalë në skenë e ka dëshmuar statusin e tij në skenën botërore të muzikës elektronike. Producenti dhe DJ i njohur francez, është për herë të parë në Kosovë ku ka aterruar gjatë ditës.
Me të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kishte njoftuar publikun se tashmë është gati.

“Faleminderit Itali, ndalesa tjetër në Kosovë. Për herë të parë në Kosovë”, kishte shkruar DJ Snake në “Instagram”, në një foto ku shihej edhe flamuri i Kosovës.
Ai është bashkautor këngës “Lean On” që konsiderohet se e ka vulosur muzikën elektronike. Në listën e artistëve me të cilët ka bashkëpunuar janë edhe Justin Bieber, Lil Jon, J. Balvin, Selena Gomez e të tjerë. Fishekzjarrët janë pjesë e performancës së tij.
(Përditësuar: 22:40) - DJ Mygal nga Madridi ka sjellë një set interesant në natën finale të “Sunny HIll Festivalit”. Për publikun miksuar këngë në gjuhën spanjolle e ndërkombëtare.
Performancën e ka përfunduar me “Semaforin” e MC Kreshës dhe Lyrical Son, që bëri “rrëmujë” në natën e parë, e mbiquajtur tashmë himn i “Sunnyt...”
DJ Snake është artist i famshëm francez dhe i njohur për bashkëpunime me yje botërore.
Ai është bashkëkrijues i hitit “Lean On” në bashkëpunim me Major Lazer, J Balvin dhe Tyga dhe me Justin Bieber kënga “Let Me Love You”.
Kjo mbrëmje i është kushtuar krejtësisht muzikës elektronike dhe PM e Dagz tani në skenë janë në elementin e tyre.
Po miksojnë këngë të huaja e vendore. Sia, Dua Lipa e muzika orientale kanë qenë disa prej atyre që ka lëshuar dyshja.
DJ Snake (38) që është kryefjala për sonte, është producent e DJ francez që u fut furishëm në skenën e muzikës elektronike një dekadë me parë me dance elektronik, atë që njihet si moombahton dhe dubstep.