Ani pse llogariten fort të çmueshme, 125 veprat që dikur i takonin “Grandit” janë bartur në Galerinë Kombëtare të Kosovës pa ndonjë masë sigurie e procedurë të veçantë. Por përtej kësaj dhe faktit që GKK-ja disa herë e ka përsëritur se nuk ka kushte për t’i ruajtur, hoteli posedonte më shumë vepra sesa që janë shpronësuar tashmë. Bëhet fjalë për më shumë se 200 të tilla, e këtë e konfirmon edhe menaxhmenti i tanishëm i hotelit
Është një prej veprave më me vlerë që posedonte hoteli “Grand”. E tash llogaritet midis kryeveprave që ka fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.
“Sofra” e Gjelosh Gokajt bashkë me 124 veprat e artit janë bartur nga hoteli “Grand” në Galerinë Kombëtarë të Kosovës. Për shkak të vlerës, “Sofra” qëndronte në ballë të hollit të katit të parë të hotelit. Kujdesi për veprën e vitit 1978 duhet të jetë maksimal. Procesi i negociatave e shpronësimit të koleksionit artistik ka marrë 6 vjet kohë për të dhënë rezultate. Bartja është finalizuar këtë javë.
“Kam hyrë në secilën dhomë dhe i kam shikuar veprat. Në disa raste në vend të veprës janë vendosur posterë. Pra është marrë vepra”, ka thënë Shyqri Nimani, ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës prej vitit 1979, kur u themelua, e deri më 1989
grafikat, skulpturat e tapiceritë janë mbështjellë e bartur nga punonjësit e Galerisë. Por nuk janë as një e treta e fondit të dikurshëm të hotelit “Grand”. Dyshohet që mbi 200 të tjera të jenë zhdukur ndër vite. S’ka konfirmim për këtë, por kësisoj tërthorazi konstaton edhe menaxhmenti i hotelit.
Punonjësit e “Grandit”, i ndërtuar më 1978 e që dikur kishte alamet nam, kanë treguar se secila prej 372 dhomave, 10 apartamenteve dhe 2 rezidencave kishte nga një vepër arti. Rexhep Ferri, Matej Rodiqi e Muslim Mulliqi janë midis autorëve të tyre.
Tri ditë ka zgjatur procesi i përgatitjes dhe bartjes së koleksionit të veprave të “Grandit” për në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në mesin e veprave janë edhe “Sofra” e Gjelosh Gjokajt, “Pritja” e Agim Çavdarbashës e tapiceria e Matej Rodiqit
Procesi për shpronësimin e tyre, që kishte nisur midis Ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit më 2016, ka përfunduar duke ia dorëzuar Galerisë 125 vepra. I parapriu vendimi i Qeverisë së Kosovës më 24 dhjetor të vitit të kaluar, e cila aprovoi kërkesën e MKRS-së për “shpronësimin e veprave të artit në hotelin ‘Grand’”. “Veprat e artit sipas pikës një të këtij vendimi do të barten në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e cila do të kujdeset për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre”, shkruhet në pikën e dytë të vendimit.
Drejtori i tanishëm i Hotelit, Isa Rexha, ka thënë se në kohën kur është ndërtuar “Grandi” është menduar që hapësirat të jenë të pasuruara edhe me vepra të artit.
“Secila dhomë, apartamentet dhe rezidencat kanë pasur vepra të artit”, ka thënë ai. Sikur secila prej dhomave, apartamenteve dhe rezidencave të kishte së paku nga një vepër, i bie që koleksioni të kishte 384 sosh, pa llogaritur ato që kishin zënë vend në holle, salla, e restorante të hotelit. I bie të mungojnë 259 vepra.
“Në kohën kur hoteli ka qenë i privatizuar disa dhomave u janë hequr gjërat e edhe veprat. Ato që janë, ne i kemi identifikuar dhe dorëzuar”, ka thënë ai.
Sipas Rexhës, me marrjen e veprave të artit nga autorë si Gjelosh Gjokaj, Simon Shiroka, Rexhepo Ferri e Matej Rodiqi, hapësirat janë varfëruar shumë.
“Ne jemi mësuar që t’i shohim çdo ditë këto vepra dhe do të na mungojnë sikurse një anëtar i shtëpisë”, ka thënë ai.
Drejtori i tanishëm i “Grandit”, Isa Rexha, ka thënë se në kohën kur është ndërtuar “Grandi” me 372 dhoma, 10 apartamente dhe 2 rezidenca është menduar që hapësirat të jenë të pasuruara edhe me vepra të artit. “Secila dhomë, apartamentet dhe rezidencat kanë pasur vepra të artit”, ka thënë ai
Hoteli “Grand” më 2006 i ishte shitur një biznesmeni. AKP-ja e kishte rimarrë nën menaxhim hotelin, pasi që nuk ishin përmbushur obligimet që kanë dalë nga kontrata e blerjes. Për të dytën herë nxjerrja e tij në shitje qe paralajmëruar në vjeshtën e vitit 2014. Prej vitit 2015 mbrohet si monument, kur u përshi në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme.
Zhdukjen e disa veprave nga ajo që posedonte “Grandi” e ka përmendur tërthorazi edhe ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Shyqri Nimani. Në një intervistë, të mërkurën në KTV ka kujtuar kohën kur “Grandi” i ka blerë veprat.
Procesi për shpronësimin e veprave të “Grandit” kishte nisur midis Ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit më 2016 dhe ka përfunduar duke ia dorëzuar Galerisë 125 sosh
“Kam hyrë në secilën dhomë dhe i kam shikuar veprat. Në disa raste në vend të veprës janë vendosur posterë. Pra është marrë vepra”, ka thënë grafisti i shquar Nimani.
Bosh sa i përket artit ka mbetur edhe rezidenca me numër 446, ku kishte qëndruar mareshali i ish-Jugosllavisë Josip Broz Tito. Aty për mbi 4 dekada kishte qenë i varur punimi i Simon Shirokës. Vepra e punuar në filigran daton në vitin 1948. Sikurse edhe të tjerat është e dëmtuar dhe ka nevojë për ritrajtim.
Rezidenca ku kishte qëndruar Titoja, tashmë s’e ka veprën e Simon Shirokës (Foto e vitit 2008)
“Të gjitha veprat duhet të restaurohen e më pas edhe të ekspozohen. E mira është që janë bërë pronë e Galerisë dhe kemi pasuruar fondin nacional të artit”, ka thënë Naim Spahiu, koordinator i ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Veprat janë bartur me kamion, pa ndonjë masë sigurie...
Pavarësisht vlerave monetare që kanë veprat, ato janë bartur për në Galeri pa ndonjë siguri të lartë e përcjellje me polici. Ani pse është përmendur disa herë ndër vite, vlera e financiare e këtij koleksioni nuk është llogaritur asnjëherë ashtu sikurse edhe mungesa e veprave që dikur stolisnin “Grandin”.
Sa i përket “Sofrës”, punonjësit e “Grandit” kanë thënë se vetë autori, Gjelosh Gjokaj pas luftës së fundit në Kosovë kishte thënë se ishte në gjendje që për kthimin e atij punimi të paguante 10 mijë euro.
Pikturat, grafikat, skulpturat e tapiceritë janë mbështjellë e bartur nga punonjësit e Galerisë. Por nuk janë as një e treta e fondit të dikurshëm të hotelit “Grand”. Dyshohet që mbi 200 të tjera të jenë zhdukur ndër vite. S’ka konfirmim për këtë, por kësisoj tërthorazi konstaton edhe manaxhmenti i hotelit
Në ditën e 30 dhjetorit ishte mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të veprave. Asokohe ishte thënë se fondi i Galerisë është duke u pasuruar me kryevepra.
Gazeta për këtë çështje ka raportuar qysh prej vitit 2014. Asokohe Komisioni i përbërë nga përfaqësues të AKP-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit ishte themeluar për t’i identifikuar, inventarizuar dhe sistemuar të gjitha veprat që ndodheshin brenda objektit të hotelit në qendër të Prishtinës. Iniciativa për formimin e një komisioni të tillë kishte ardhur pas kërkesës së familjarëve të skulptorit të ndjerë Agim Çavdarbasha, për ta rimarrë njërën prej skulpturave që ndodhej në hollin e “Grandit” dhe që sipas familjes dekada më parë ishte dhënë vetëm për ekspozim aty. Familja e skulptorit kërkon që vepra “Pritja” t’u kthehet atyre. Pavarësisht se fondacioni “Agim Çavdarbasha” e ka përsëritur kërkesën, edhe ajo është vendosur në Galeri. Sipas zyrtarëve të AKP-së, në një përgjigje që ia kishin dhënë KOHËS më 2016, asnjëherë nuk janë paraqitur dokumente se vepra i takon familjes.
Por sipas Shyqri Nimanit, i cili ka udhëhequr me Galerinë Kombëtare të Kosovës për një dekadë qysh prej themelimit më 1979, të gjitha veprat e vendosura në “Grand” janë paguar.
“Matej Rodiqi e ka mbikëqyrur ndërtimin e ‘Grandit’. Ai ka insistuar që të blihen vepra. Krejt janë blerë. Ekziston diku lista, edhe çmimet për secilën”, ka thënë ai të mërkurën. Bile ka përmendur edhe takime të tij me skulptorin Çavdarbasha, kur edhe ishte marrë vesh me të që Galeria t’ia blinte disa punime. Sipas Nimanit, familjarët e skulptorit mund të mos kenë informata adekuate për këto procese.
Veprat e bartura nga “Grandi” janë vendosur në katin e parë të institucionit më të lartë të artit pamor në Kosovë. Disa herë udhëheqësit e GKK-së kanë alarmuar se s’kanë kushte për ruajtjen jo vetëm të 125 veprave që u janë dorëzuar tash, por edhe të rreth 1 mijë sosh sa përbëjnë fondusin e këtij institucioni. Ish-strehimorja në “Breg të Diellit”, ku kanë nisur punimet për adaptim në maj të vitit të kaluar e që më pas t’i jepet në shfrytëzim GKK-së, ishte përmendur si opsion, por aty nuk ka vend për ekspozim as për 40 vepra. Ndërsa ideja për muze të artit bashkëkohor tash e më shumë se 15 vjet është vetëm premtim.
Prej krejt koleksionit të “Grandit”, pa u bartur ka mbetur vetëm mozaiku i Muslim Mullqit i vitit 1978, zhvendosja e të cilit është proces më kompleks.
Janë vendosur në katin e parë të institucionit më të lartë të artit pamor në Kosovë