Është e natyrshme që jo pak vetave t’u mungojnë koncertet, turmat dhe brohoritjet, këndimi më zë të lart i këngëve të preferuara. Malli për diçka të tillë është i pashmangshëm në këtë kohë pandemie ku distanca dhe mbajtja e maskave janë obligative. Një dozë vitaminash në këtë periudhë, padyshim që ishte koncerti i së premtes mbrëma i Dua Lipës. Një eksperience intime virutuale dhe rifreskuese, koncert me plot gjallëri ani pse virtual. Dua Lipa, padyshim që ka revolucionarizuar shfaqjet online dhe për të bërë këtë ka gjetur edhe emrin e duhur: “Studio 2054”.
Siç ka treguar Dual Lipa në një intervistë për blogun “Highsnobiety”, emërimi i koncertit është një formë moderne për të kujtuar “Studio 54”. Klubi më legjendar ndonjëherë në Manhattan, “Studio 54” gjatë viteve kur ishte aktiv, kishte ndryshuar industrinë e klubeve të natës, ishte më shumë se aq, diçka që ende askush nuk e ka arritur prej asaj kohe. Klubi u hap në prill të vitit 1977, nga Steve Rubell dhe Ian Schrager. Duke shndërruar një teatër të vjetër në një disko, të dy burrat gjithashtu rikonstrukturuan peizazhin jetës së natës, duke krijuar një klub që magnetizoi të famshmen dhe thjesht përralloren njësoj. Çdo herë përmendet Bianca Jagger e hipur në kalë të bardhë brenda klubit. Në vitin 1980 klubi ishte mbyllur dhe pronarët u akuzuan për evazion fiskal.
Lipa është fokusuar të rëndësia që pati klubi me nam në muzikën pop. Edhe pas më shumë se katër dekadash, aura e magjisë së klubit vazhdon, shkruan KOHA.
“Unë gjithmonë kam pasur një magjepsje për ‘Studio 54’, megjithëse e kam parë vetëm përmes fotografive dhe dokumentarëve. Ndihem sikur, gjithmonë më ka goditur si një moment kaq i rëndësishëm në kulturën pop. Ishte një përzierje kaq e zhdërvjellët e njerëzve dhe personaliteteve dhe energjive të ndryshme, ishte Grace Jones, Elton John dhe Liza Minnelli dhe të gjithë të tjerët së bashku. Doja ta rikrijoja atë në një mënyrë moderne”, ka thënë Lipa për koncertin e saj që vjen në mënyrë krejt të veçantë.
“Studio 2054”, performanca live multi-dimensionale, spektakli virtual nisi si një nevojë e Lipës për të përmbushur mungesën e turneve. 25-vjecarja nga Prishtina vendosi që ta sillte këtë spektakël, diçka krijonte ndjesinë e një videoklipi të gjatë dhe për këtë bëri bashkë yje të njohura në industrinë e muzikës. Me të ishin Elton John, Angele, Bad Bunny, FKA Twigs, J Balvin, Tainy dhe Miley Cyrus.

“Studio 2054” u përshkrua si një kaleidoskop i udhëtimit të Dua Lipës nëpër kohë, hapësirë, topa reflektues diskosh. Pak a shumë çfarëdo që kujton kohë me të mira dhe kulturat e klubeve gjatë dekadave. Qe një udhëtim një orësh për të cilin bileta kushtoi 7 euro për kosovarët duke ofruar zbritje 50 për qind për pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara të festivalit “Sunny Hill”. Koncerti u mbajt në kohë të ndryshme në vende të ndryshme. Nesër do të jetë i qasshëm për t’u shikuar në Amerikën Jugore dhe në Azi.
Lipa e hapi koncertin me këngën “Future Nostalgia” nga albumi i saj më të njëjtin titull që u lansua në mars të këtij viti. E veshur me një fustan të bardhë e vezullues, Lipa rigjalli shpirtin e ndejave. Ajo dëshmoi epitetin e saj si alfa e discos. E rrethuar me valltarë dhe me ritëm disco, “Future Nostalgia” u paraqit si një hit që s’e humb shkëlqimin gjatë kohë.
Koncerti vazhdoi me këngët e tjera si “Levitating”, “Pretty Please”, që janë dëshmi e potencialit të Lipës për të gjetur vend brenda diskos.
Energjia ndryshoi kur Lipa e solli këngën “Break my heart” dhe “Let’s get physical”, por incizimet ishin bërë në atë mënyrë që ndjekësi nuk dallonin dot se ku përfundon njëra këngë e kur nis tjetra. Realizmi i ka ngjarë një kolovajze që ndryshonte intensitetin aty-këtu, kur Lipës i bashkohet ndonjë nga të ftuarit e saj apo kur kalon nga një hapësirë në tjetrën.
Ajo që nisi si një performancë në pistë të vallëzimit ndërkohë shkoi duke u shtrirë edhe nëpër hapësira të tjera. Lipa ndërroi plotësisht atmosferës për të sjellë këngën “New Rules”, hitin e vitit të kaluar plot me shkëlqim disco ku ajo u jep leksion mikeve të saj për një regjim se si ta harrojnë ish të dashurin. Pas saj, Lipa për një çast pushoi sa për të luajtur video-lojë më disa djem. Sa për rikujtim: video-loja më e re në kuadër të EA Sports, FIFA 21, ka vendosur fytyra të njohur ndërkombëtarisht e ndër to, është edhe atë të këngëtares shqiptare. Mirëpo në vend të lojës në ekran, shfaqet Lipa dhe Miley Cyrus në një divan e afër njëra-tjetrës duke këndua “Prisoner”, një perlë që ngjan me popin e ’80.
Atmosfera, ngrohet dhe largohet për pak nga shkëlqimi dhe xixat, me hitin “Un dia” bashkëpunimin e Lipës me Balvin, Bad Bunny dhe Tain dhe “Fever” bashkëpunimin me Angel. Në një kohë pandemia padyshim që reflektohen në tekst: “Kam temperaturë, më kontrollo? Duart në kokë dhe më puth në qafë, kur më prek i dashur, skuqem”.

Një përjetim ndryshe ishte edhe interpretimi i Elton John, apo paraqitja e FKA Twigs, të cilës u bashkuan edhe Lipan në fund sa për të dhënë një copëz të bashkëpunimit të tyre që pritet të lansohet së shpejti.
Lipa e përfundoi në mënyrën me të fuqishme koncertin “Studio 2054” me hitin “Don’t Start Now” që ka ritëm funk dhe disco e që mbi të gjitha shpërfaq vetëbesim. Një dolli e fuqishme si manifestimi që e vë Lipën në piedestalin e stilit pop. Lipa me koreografinë e saj dhe më këtë hit, arrin që të vendosë këdo në pistë të vallëzimit. “Don’t Start Now” është adekuat për klube. Sikur “Studio 54” të ishte akoma funksionale, padyshim që Lipa do kishte zënë vend në krye të listës.
Mbi të gjitha, këngëtarja ka pasur se çfarë të festojë të premten mbrëma. Tri ditë më parë është nominuar për gjashtë çmime “Grammy”, përfshirë albumin e vitit, albumin me të mirë pop për “Future Nostalgia”, këngën dhe incizimin e vitit dhe performancën me të mirë pop për “Don’t Start Now” dhe performancën me të mirë pop si duo a grup për bashkëpunimin e saj me Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, për këngën “Un Dia”.
