Kulturë

Beteja e Dytë e Kosovës midis fakteve dhe prapaskenave

Dy ditë me radhë u luftua fytafyt. Dy ditë pa fitues. Vetëm në të tretën, të enjten e 19 tetorit 1448, do të valonte bajraku i fituesve të betejës.

Kryelartë dolën osmanët. Për të dytën herë pas gjysmëshekulli. Për të dytën herë në të njëjtin vend. Në Fushën e Kosovës. Përsëri arenë e përplasjes së madhe, shkruan sot Koha Ditore. Ballkanasit kishin humbur Betejën e Parë të Kosovës më 1389 kundër osmanëve.

Nuk ia dolën t’ua ndalnin osmanëve në zgjerim yryshin drejt Evropës. Atëherë u printe komandanti serb, Princi Lazar. Kësaj here prijësi hungarez Janosh Huniad. Dhe sikurse dëshmon historia, ballkanasit nuk u bashkuan prapë kundër armikut të njëjtë.

Shumëkush vlerësonte se po mbroheshin popujt e krishterë prej pushtuesve myslimanë osmanë. Jo edhe një prijës serb, vasal i turqve me të cilët kishte lidhur krushqi për ta ruajtur pushtetin. Edhe një herë në Ballkan po haheshin ushtritë evropiane e ato aziatike. Por akuzat për nguti, vonesa, tradhti e pazare pushteti dhe paraje vazhdojnë ta përcjellin edhe historinë e Betejës së Dytë të Kosovës. Sikur për të parën, studiuesit ende po ua heqin pluhurin dokumenteve arkivore për të zbardhur rolin e gjithsecilit edhe në të dytën. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Shtojcës për Kulturë në Koha Ditore)