Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgim ndaj zyrtarit komunal i cili keqpërdori pozitën zyrtare.
Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 franga zvicerane.
I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.