Kronikë

Zveçan, arrestohet i dyshuari që kanosi motrën pse punonte në institucionet e Kosovës

Flamuri-Kosoves-diplomacia - qeveria - Hapi

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar në Zveçan për kanosje të motrës së tij sepse ajo punonte në institucione të Kosovës. 

Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si “ngacmim”. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur verbalisht motrën e tij viktimën femër kosovare duke e akuzuar atë se pse po punonte në institucionet e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.