Zjarri ka përfshirë për të dytën ditë rresht pyjet në fshatrat Ponesh dhe Kishnapole në Gjilan.
Komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Gjilan, Rabit Murseli, ka thënë se zjarrfikësit kanë intervenuar në mbrëmjen e së premtes dhe në mëngjesin e së shtunës.
Megjithatë, sipas tij, terreni i vështirë e ka bërë të pamundur intervenimin e plotë.