Zjarri ka kapluar një tezgë të tregut në Ulpianë të martën pasdite.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Sot në ora 16:13 është njoftuar se në tregun e gjelbër në Ulpianë është duke u ndezur një tezgë, ekipet e BPZ menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarr kishte në objekte ndihmëse të vjetra mbrapa tregut. Zjarri është shuar. Deri në këtë moment nuk kemi informacion për të lënduar”, ka thënë se Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës.