Kronikë

Zjarr në “Ulpianë” të Prishtinës, dyshohet se shpërtheu një bombolë gazi

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:20, derisa zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.