Kronikë

Zjarr në një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës

Zjarr ne Kerpimeh

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që e ka përfshirë sot një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë.”