Kronikë

Zhvillonte lojëra fati në lokal, arrestohet

arrestim

Një person është arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje në Podujevë.

Policia ka gjetur se ai në një lokal zhvillonte lojëra fati dhe më pas ka sekuestruar prova materiale. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në një lokal ka zhvilluar lojëra fati. Njësiti policor në atë lokal si prova materiale ka gjete dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një thikë dhe disa stikera- fatura. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.