Policia e Kosovës ka raportuar për një person të zhdukur në Podujevë.
Sipas njoftimit të Policisë, personi është larguar nga shtëpia në mbrëmjen e 17 prillit dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij.
“Podujevë 17.04.2025, 20:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.