Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Ai ka raportuar se vajza është larguar nga shtëpia në mbrëmjen e 12 janarit.
Policia është duke e hetuar rastin.
"Pejë 12.01.2025-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.