Kronikë

Zhduket një grua në Kaçanik

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Një grua në Kaçanik është raportuar e zhdukur të hënën. 

Sipas Policisë rasti është raportuar nga një grua tjetër e cila ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk e dinë se ku ndodhet. 

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.