Një fëmijë është zhdukur në Prishtinë, saktësisht në lagjen Ulpiana.
Në grupin “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinës” është bërë e ditur zhdukja, ku është bërë thirrje se nëse ka informata ndokush për vendndodhjen të raportohet.
Siç është njoftuar në postim, nxënësja 6-vjeçare është liruar më herët nga shkolla pasi orari ka përfunduar më herët shkaku se nuk ka pasur ngrohje. Ndërsa familjarët nuk po arrijnë ta gjejnë fëmijën.
Është bërë e ditur se rasti është raportuar në Polici.