Kronikë

Kontrabandë në Aeroportin e Prishtinës, zbulohen 33 telefona

Njësitet Antikontrabandë të Doganës kanë parandaluar kontrabandën në Aeroportin e Prishtinës.

Aty është tentuar kontrabandimi i 33 telefonave, njoftoi Dogana e Kosovës.

Njësitet kanë sekuestruar mallin.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave, ku në rast është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave / Smart Phone. Malli është sekuestruar dhe lënda është referuar në procedurë kundërvajtëse”, thuhet në komunikatë.